E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtesohet situata e emergjences - ikin reshjet por duhet te vazhdoje evakuimi

06-12-2010 / Gazeta 55

Dita e 6-te e permbytjeve edhe pse pa ndryshime te ndjeshme nga paraardheset shenoi nderprerjen e reshjeve te shiut te cilat ia lane vendin diellit qe te dielen shkelqeu deri ne muzg. Mengjesi i dites se djeshme e ka gjetur Shkodren pa reshje ndersa shenohen ulje te ndjeshme te temperaturave. Gjate oreve te nates te se shtunes reshjet e shiut vijuan te dendura ne te gjithe territorin e qarkut te Shkodres duke ndikuar ne perkeqesim te situates. Situata ne lagjet periferike Xhabije Tophane Ajasem Bahcallek dhe Salo Halili eshte ne nivelin e 1 meter e 50 centimetra. Per pasoje akset rrugore ne keto zona jane te kalueshme vetem me varka dhe mjete te renda. Gjate nates por dhe mengjesin e djeshem Forcat e Armatosura reparti RENEA si dhe ato te policise se Shkodres vazhdojne te nderhyjne per te transportuar banoret qe kane mbetur te izoluar ne shtepite e tyre. Fale ndihmes se dhene ne kohe mbremjen e se shtunes eshte bere i mundur shpetimi i nje gruaje shtatzene e cila eshte transportuar ne spitalin e qytetit. Autoritet raportojne per 13.500 hektare toke nen pushtetin e ujit 2500 shtepi te permbytura dhe 12. 000 banore te evakuuar. Evakuimi ka vijuar edhe me renien e nates nga fshatrat Samrisht Shirq apo Derragjat qe mbeten te rrethuar nga uji. Per te sensibilizuar banoret te cilet ende vijojne te qendrojne ne banesat e tyre te rrethuara nga uji gjate dites se djeshme Ipeshkvi i Shkodres Imzot Anxhelo Masafra i ka drejtuar nje apel banoreve qe te largohen nga banesat e permbytura si dhe eshte mbajtur nje meshe. Shtabi i Emergjencave ka vijuar dhe gjate dites se djeshme furnizimin me uje e ushqime per gjithe personat e evakuuar si dhe per ata qe vazhdojne te qendrojne ne shtepite e tyre. Kritike mbetet situata edhe ne Komunat Bushat ne Malin e Jushit ku uji ka depertuar drejt fshatrave Barbullush Rranza dhe Fshat i Ri duke e shnderruar zonen e nen Shkodres ne nje liqen. Edhe Komuna e Dajcit si dhe ajo e Velipojes jane te bllokuara dhe ne fshatra arrihet vetem me varka. Strukturat e Shtabit te Emergjences te prefektures se Shkodres ne bashkepunim me ato te Bashkise vazhdojne te jene ne terren ne ndihme te komunitetit sidomos me shperndarjen e ndihmave ushqimore dhe veshmbathje.
Sinoptikanet Kjo jave sjell permiresimin e motit largohen reshjet/Pas reshjeve intensive te javeve te fundit rikthehet moti i kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit. Situata e krijuar nga permbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta pritet te normalizohet duke parashikuar qe deri ne fundjave te kemi nje mot me reshje te pakta debore dhe shiu ne zonat me ekstreme te veriut dhe jugut. Masat ajrore te thata dhe te ftohta kane mberritur ne te gjithe territorin shqiptar. Parashikohet ne fakt qe deri diten e enjte te jemi me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit. Do te theksoja se ne zonat malore ne ekstremin verior dhe jugor do te kete reshje te pakta shiu e debore. Do te kete reshje te pakta debore kjo per shkak dhe te renies se menjehershme te temperaturave. Duke filluar nga dita e sotme e deri diten e premte do te kemi nje rritje te lehte dhe graduale. Kjo rritje do te jete me 1-2 grade- bejne te ditur ekspertet e meteorologjise. Nderkohe nga e premtja e javes e kesaj jave parashikohet rikthimi i reshjeve te shiut dhe te debores ne zona veriore por sipas meteorologeve pritet qe keto reshje te jene me intensitet me te dobet. Persa i perket fundjaves tjeter pritet te kemi renie te ndjeshme te temperaturave dhe ne vlerat e mengjesit dhe mesdites. Reshjet e debores kryesisht do te jene ne zonat malore pergjate ekstremit verior gjithashtu dhe nje pjese e verilindjes dhe juglindjes se territorit. Dita e premte do te sjelle reshje por intensiteti i tyre do te jete mesatar jo shume i larte sic ishte ai i javes se kaluar- thone specialistet e sherbimit meteorologjik shqiptar. Rikthimi i reshjeve te premten do te shoqerohet dhe me ulje te ndjeshme te temperaturave. Lajmi i mire nga e gjithe kjo ka te beje me faktin se sdo kete reshje shiu dhe se ato do te zevendesohen me temperatura te uleta dhe reshje debore ne zonat malore.
Basha Situata ne Shkoder ende problematike i domosdoshem evakuimi/Rreth 270 persona jane evakuuar gjate dites se djeshme ne zonat e pushtuara nga permbytjet. Evakuimi i tyre eshte bere permes ajrit pasi ishte e pamundur nderhyrja ne rruge tokesore e forcave te Ushtrise dhe Policise. Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka qene ne zonen e Dajcit ku ka bere thirrje qe evakuimi te vazhdoje pasi situata eshte shume e rende. Sot eshte operuar nga uji dhe nga ajri ne te gjithe komunen e Dajcit dhe kemi mundesi ti mbeshtesim edhe per evakuim edhe per furnizim. Jane evakuuar mbi 150 veta nga barkat e Policise te forcave RENEA dhe nga forcat Speciale e Ushtrise. Tani mund te evakuohen nga Suka e Dajcit Pentari dhe Rrushkulli me helikopter per evakuim. U bej thirrje banoreve te gjithe banoreve qe ti pergjigjen drejtuesve vendore per evakuim. Sot dita eshte me kohe te mire cka e lehteson ndjeshem operacionet. Koha e mire dhe me diell nuk duhet te na genjeje pasi argjinatura rreth Dajcit eshte e care ne 5 vende. Dajci si komune eshte nen-uje. Pervec ketyre 3 pikave Suka e Dajcit Pentari dhe Rrushkulli e gjithe komuna eshte nen-uje. Ne keto 3 pika ne po orientojme procesin e evakuimit. E rendesishme eshte qe banoret ti pergjigjen thirrjes per evakuim- u shpreh ministri Basha. Ai deklaroi se tashem furnizimi me ushqime eshte me i lehte pasi ne dispozicion te forcave tona te Armatosura jane edhe disa helikoptere te ardhur nga Turqia te cilet kane nje kapacitet me te madh por serish zgjidhja mbetet evakuimi. Sipas te dhenave te Ministrise se Brendshme dje jane shperndare ne zonat e permbytura 2700 pako ushqimore nga 15 kg secila 16 ton uje 4 mije qirinj si dhe 666 batanije.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›