Shkoder terhiqet liqeni bie niveli i ujit me 12 cm

- Basha Ska rritje te nivelit te ujit ne Dajc- PS spekulon situata eshte e qete
- Imami Velipoja jashte rrezikut nga permbytjet argjinatura e Recit e sigurt
- Permbytjet Italia premton te tjera ndihma per Shqiperine
- HEC-et bien prurjet dhe shkarkimet
Nderprerja e reshjeve dhe ulja e shkarkimeve nga Vau i Dejes kane sjelle nje permiresim te vogel te situates ne Shkoder. Ujerat ne Harkun e Berdices nuk jane me te shumta dhe aty sipas Ministrise se Transporteve mund te kalohet me mjete. Ndersa ne qytet uji nuk ka pasur tendence rritje si ditet me pare madje ne disa zona te qytetit niveli ujit ka pesuar renie. Raportohet se ka nje ulje per 12 centimetrash e cila eshte shume pak per nivelin e larte qe ka krijuar ne rruget e qytetit. Sipas burimeve nga KESH nga hidrocentrali Fierzes shkarkohen 1060 meter kub ne sekonde dhe niveli eshte 291.55 metra. Nga Komani shkarkohen 1300 metra kub ne sekonde dhe niveli eshte 169.93 metra dhe ne Vaun e Dejes shkarkohen 1428 metra kub uje ne sekonde. Nderkohe jane te permbytura 14 mije e 130 hektare toke. 4 mije e 610 shtepi jane mbuluar nga uji. Ndersa numri i te evakuuarve eshte 12 mije e 100 persona. Ministria e Transporteve raporton se hyrja per ne Shkoder per mjetet e vogla dhe te mesme behet nga nje rruge siper kalase eshte vendosur sinjalistika perkatese qe tregon kete rruge. Kthesa e Tamares Dogana e Hantit te Hotit eshte i bllokuar. Rruga e Shirokes eshte e bllokuar. Aksi Shengjin-Kune i bllokuar. Aksi Bajram Curri - Fierze me nje kalim. Nga nyja asfaltit ne Ulez rruga eshte e kalueshme. Nga Ulza deri tek Ura Skurajt ne vende te ndryshme me nje kalim. Ura Cerenecit me nje kalim. Aksi rrugor Lushnje ndashFier eshte bere i kalueshem per mjetet e larta trafiku per mjetet e vogla nga aksi i vjeter.
HEC-et bien prurjet dhe shkarkimet
Ndalimi i reshjeve ka shkaktuar edhe renien e nivelit te prurjeve te ujit ne hidrocentralet e kaskades se Drinit dhe per kete arsye jane ulur edhe shkarkimet nga portat e tyre. Koorporata Elektro-energjetike Shqiptare KESH ka njoftuar paraditen e te henes se ka nje rritje me rreth 20 centimetra ne liqenin e HEC-it te Fierzes i cili tani eshte ngjitur ne kuoten e 29159 metrave ne nje kohe qe kuota maksimale e tij eshte 296 m. Por ajo qe bie ne sy eshte nje reduktim i ndjeshem i prurjeve ne Fierze qe sipas KESH aktualisht jane 900 meter kub ne sekonde apo rreth 500 meter kub me pak se nje dite me pare. Por sasia e shkarkimeve eshte mbajtur ne te njejtat nivele me rreth 1000 meter kub ne sekonde synim qe te ulet kuota e liqenit. Ne hidrocentralin e Komanit situata eshte ne permiresim. Niveli i liqenit me shkarkimet qe shkojne deri ne 1400 meter kub ne sekonde eshte ulur me rreth 50 centimetra dhe ka rene ne kuoten 169. 5 metra ne nje kohe qe maksimumi i liqenit eshte kuota 175 metra. Se bashku me shkarkimet e Fierzes prurjet ne Koman jane 1350 meter kub ne sekonde. Me e renduar eshte situata e hidrocentralit te Vaut te Dejes pavaresisht se edhe ketu parametrat jane ne permiresim. Kuota e liqenit eshte 73.8 ne nje kohe qe maksimumi i lejuar eshte 76 metra. Por KESH raporton se ne kete hidrocentral ka nje renie te prurjeve me rreth 200 meter kub ne sekonde.
Permbytjet Italia premton te tjera ndihma per Shqiperine Ka mberritur ne portin detar te Durresit kontigjenti i pare me ndihma per te permbyturit ne pergjigje te kerkeses se qeverise shqiptare per ndihme ne kete rast fatkeqesie. Qeveria italiane permes Departamentit te Mbrojtjes Civile ne bashkepunim me Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Kryqin e Kuq italian kane derguar ngarkesen e pare per te permbushur nevojat baze te te permbyturve. Ndihmat deshmojne ne emer te Italise shqetesimin tone per kete tragjedi te tmerrshme qe ka goditur mijera miq shqiptare ne veri te Shqiperise. Ketu ne portin e Durresit sot ne mengjes kane arritur 5 kamione qe transportojne ndihma nga mbrojtja civile e cila ka punuar ngushte me Ministrine e Jashtme dhe Kryqin e Kuq italian per te sjelle ndihmat te cilat pasdite do te jene ne zonen e Shkodres. Behet fjale per shume tonelata ushqime veshje pajisje per te levizur ne zonat e permbytura dhe tonelata me ilace. Keto ndihma do te pasohen nga te tjera. Ky eshte nje gjest qe tregon fqinjesine dhe solidaritetin italian- u shpreh ambasadori italian Saba DElia. Ministria e Puneve te Jashtme i beri thirrje gjithe vendeve te NATO-s per ndihme.
Basha Ska rritje te nivelit te ujit ne Dajc PS spekulon situata eshte e qete
Reagimi i ministrit te Brendshem Lulzim Basha Shumica e territorit te kesaj komune ndodhen nen uje. Vetem tre pika te kesaj komune ndodhen mbi uje. Kemi realizuar evakuimin e banoreve me varka dhe helikoptere. Kemi vazhduar me furnizimin e banoreve me sasi te medha ushqimi uje te pijshem dhe veshje. Ka nje shtim te forcave te rendit ne Shkoder. Situata nuk eshte normale. Jane permbytjet ato qe kane stacionuar efektivet ketu. Te gjitha forcat policore ndodhen ne mbeshtetje te operacionit. Edhe pse ka spekulime dashakeqe nga te njejtet njerez dhe media por dua te garantoj se situata eshte e qete. Ne Shkoder ne kemi me shume police per msup2 se ne cdo cep te botes.
...