Ina Rama Ne lufte kunder krimit e korrupsionit
Veprat penale kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mbeten prioritet per organet e prokurorise lufta me sukses ndaj se cilave do te arrihet jo vetem me zbatimin e plote dhe rigoroz te ligjit por dhe me forcimin e bashkepunimit dhe bashkeveprimit midis instutucioneve shteterore si dhe me institucionet e specializuara nderkombetare ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve. Kjo ishte deklarata e Prokurores se Pergjithshme Ina Rama gjate nje takimi qe mbajti sot me Prokurorin Federal te mbreterise se Belgjikes z. Johan Delmulle. Delegacioni belg i cili viziton vendin tone me ftese te Prokurorise se Pergjithshme kishte ne perberje te tij dhe magjistratet federale z. Eric Bisschop Shef i Sektorit Kunder Krimit te Organizuar dhe z. Thomas Lamiroy Shef i Seksionit te Bashkepunimit Nderkombetar ne Prokurorine Federale Ministria e Drejtesise.
Prokurorja e Pergjithshme vleresoi bashkepunimin midis dy institucioneve i cili eshte ndertuar mbi baza te mira duke theksuar se raportet e punes kane qene shume pozitive dhe natyrisht kjo vizite i sherben afrimit te dy zyrave duke e bere bashkepunimin me fleksibel.
Gjate takimit Ina Rama beri nje pasqyre te punes se Prokurorise ne luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve. Jo vetem kaq por Rama theksoi se gati gjysma e prokuroreve ne detyre vijne nga shkolla e Magjistratures dhe se promovimi i tyre behet mbi sistemin e vlerave dhe jo mbi baza subjektive kritere njohjeje apo forma te tjera. Kjo ka rritur profesionalizmin e institucionit duke e bere ate njekohesisht dhe nje partner te besueshem me institucionet homologe nderkombetare.
Prokurori Federal i mbreterise se Belgjikes Delmulle u interesua per aplikimin e ligjit te pastrimit te parave dhe theksoi rritjen e bashkepunimit midis dy institucioneve. Ne sherbim te kesaj ideje kreu i delegacionit belg vleresoi vendosjen e pikave te kontaktit te specifikuara sipas fushave te kooperimit dhe qe kjo inisiative te formalizohet nepermjet nje marreveshje dypaleshe te bashkepunimit reciprok.