E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana zgjedh SandërlendinLoriku, i cili mbush të hënën e ardhshme 26 vjeç, pëlqehet shumë nga trajneri i Sanderlendit, Stiv Brjus.

Lorik Cana bëri zgjedhjen e tij. Ish-kapiteni i Marsejës do të veshë fanellën e Sandërlendit në Premier League. Shuma e transferimit është diku te 6.5 milionë euro. Vetë Cana ka mbetur i kënaqur nga oferta e klubit anglez.

Loriku do të ndjekë procedurën klasike: vizita mjekësore dhe më pas nënshkrimi i një kontrate 4-vjeçare, që mund të ndodhë brenda së shtunës. Pas kësaj ai do të bashkohet me ekipin e tij në Holandë, ku Sanderlendi po merr pjesë në një turne në Amsterdam.

Loriku, i cili mbush të hënën e ardhshme 26 vjeç, pëlqehet shumë nga trajneri i Sanderlendit, Stiv Brjus.

E Premte, 24 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›