Berisha, bluzave të bardha: Zhdukni korrupsionin, do tu rrisim pagat
Në Task Forcën e Shëndetësisë diskutohet për reformat e 2010 Korrupsioni në shëndetësi dallohet, publikohet, por në asnjë mënyre nuk pranohet që shëndetësia shqiptare është nën petkun e korrupsionit. Shëndetësia në vendin tonë ka një sërë faktorësh që duhet të eliminojë gjatë vitit 2010. Një ndër detyrat më të mëdha dhe më kryesoret që i është lënë shëndetësi dhe drejtuesve të saj është dhe eliminimi i korrupsionit dhe marrjen e të gjitha masave për të zhdukur çdo shenjë të korrupsionit në sistemin shëndetësor.
Gjithashtu një tjetër reformë në shëndetësi është dhe rritja e pagave në shëndetësi. Kjo ka qenë porosia kryesore që kryeministrit Berisha ka lënë gjatë mbledhjes së radhës të Komitetit të Task Forcës për reformën në shëndetësi. Berisha theksoi se duhen marrë të gjitha masat për të zhdukur çdo shenjë të korrupsionit në sistemin shëndetësor. Ju keni forcën profesionale e intelektuale për të vendosur standardet më të mira në sistemin shëndetësor. Duhet të gjejmë dhe të vëmë në zbatim të gjitha mënyrat, sesi ta nxjerrim këtë sistem jashtë korrupsionit. Të marrim çdo lloj mase, edhe agresive. Ti rikthejmë dinjitetin këtij misioni të rëndësishëm, misionit të mjekut. Krahas përcaktimit të procedurave antikorruptive duhet të inkurajojmë dhe rritjen e rrogave në shëndetësi, iu drejtua Kryeministri të pranishëmve në këtë Task Forcë ditën e djeshme. Mbledhja e Task ForcësMbledhja e radhës e Task Forcës për reformën në shëndetësi, u zhvillua nën drejtimin e Kryeministrit Berisha. Në këtë takim, ku ishin të pranishëm ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe drejtues të lartë të institucioneve të rëndësishme në shëndetësi, u diskutua mbi gjendjen reale të shëndetësisë në vend, mbi politikat e reja që duhen ndjekur për standardizimin e sistemit shëndetësor, që do të plotësojë të gjitha kërkesat e publikut, për një menaxhim më të mirë të këtij sistemi, për kostimin, për edukimin në vazhdim në fushën e shëndetësisë, për gjetjen e mënyrave efikase promovuese të të gjithë masave të marra që po e zhvillojnë shëndetësinë. Nga ana e tij, kryeministri Berisha kërkoi hartimin e një plan veprimi konkret, në kuadër të kësaj reforme të madhe, plan ky që pasi të diskutohet në masën e gjerë të mjekëve, do ti përcillet grupit ndërinstitucional. Ndër të tjera gjatë mbledhjes së djeshme kryeministri tha se deri më tani janë bërë përpjekje të mëdha dhe ka pasur progres të pamohueshëm në drejtime të ndryshme në fushën e mjekësisë. Shqipëria është një vend me mundësi të mëdha për ta sjellë në standardet e duhura sistemin shëndetësor dhe kjo do të arrihet falë reformës që do të jetë përparësi absolute e qeverisë deri në finalizimin e saj, ka pohuar Berisha.Reforma në shëndetësi për 2010 Krahas përcaktimit të procedurave antikorruptive, Berisha kërkoi inkurajimin dhe rritjen e rrogave në shëndetësi. Ndërsa në fund të diskutimeve, Kryeministri Berisha kërkoi hartimin e një plan veprimi konkret, në kuadër të kësaj reforme të madhe, plan ky që pasi të diskutohet në masën e gjerë të mjekëve, do ti përcillet grupit ndërinstitucional. Në vitin 2010 të ardhurat dytësore do ti lihen spitaleve dhe për personelin mjekësor do të ketë shpërblime suplementare. Reforma në shëndetësi do mbështetet edhe financiarisht dhe kjo do të pasqyrohet edhe në buxhetin e vitit 2010. Reforma e shëndetësisë është një reformë jo e thjeshtë, është një reformë e vështirë, dhe ndoshta më e vështira, por reforma e shëndetësisë është më jetikja dhe është detyrimi më madhor i çdo qeverie. Vetëm me një reformë të thellë, e cila duhet të përfshijë të gjithë mekanizmin financiar, vendi do të mund të ketë shëndetësinë që duhet, kujdesin shëndetësor që është i detyruar tua ofrojë qytetarëve të tij, ka pohuar Kryeministri. Sipas tij, reforma projektohet nga grupe drejtuese, por ajo mbetet në letër në qoftë se nuk ka mendimin, mbështetjen në çdo sektor, në çdo qelizë të këtij sistemi. Sakaq ai premtoi një tjetër rritje pagash, në mënyrë që mjekët të trajtohen dhe të shpërblehen për punën jashtëzakonisht të vështirë që kanë. Liri Mëhalla
Last Updated on E Enjte, 04 Shkurt 2010 21:43