E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontroll i Brendshëm në Prefekturën e Vlorës zbulon 19 milionë lekë dëme

Nga auditi i brendshëm i prefekturës së Vlorës janë realizuar gjithsej 27 auditime në komunat, bashkitë dhe institucionet tjera në varësi të kësaj komune. Nga këto 14 kanë qenë misione studitimi të plota, 6 kanë qenë tematike dhe të tjerat kanë qenë mbikëqyrje. Në përfundim të këtyre auditime u konstatuan zbulime me dëm ekonomik efektiv në shumën 19 milion e 525 mijë lekë dhe zbulim pa dëm ekonomik 52 milionë e 251 mijë lekë. Fusha e zbulimeve ka qenë

ajo e të ardhurave buxhetore, sidomos në taksat vendore, në paga dhe shpërblime, në dieta dhe prokurime. Për të gjitha këto shkelje janë rekomanduar plot 432 raste me karakter organizativ, disiplinor dhe në 12 raste edhe kallëzim penal për shkeljet e vërejtura. Më së shumti shkeljet janë vërejtur në Komunën  Këto me dëme ekonomik në shumën 1.858 mijë lekë për 880 raste, shkelje të disiplinës financiare dhe pa dem ekonomik ne shumen 1.541 mije leke shkelje të disiplinës financiare, Komuna Sevaster me dem ekonomik  ne shumen 1.672 mijë lekë për 180 raste, shkelje te disiplines financiare dhe pa dem ekonomik ne shumen 2.566 mije lekë shkelje të disiplinës financiare, Komuna Novosele me zbulime me dem ekonomik  ne shumen 1. 804.471 lekë për 188 persona. Në sektorin e auditimit të prefekturës Vlorë premtojnë se këtë vit nuk është mjaftuar vetëm me vënien re të shkeljeve dhe marrjen e masave formale, por është këmbëngulur në zbatimin deri më një të këtyre masave të dhëna nga ky sektor dhe po ashtu shprehen se kanë gjetur mbështetjen e prefektit të qarkut për këtë problem.V. Sako

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›