E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha braktis Kavajën, kandidatët i prezanton pasuesi i tij, Basha

8basha8Kryeministri Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm në Kavajë për të prezantuar kandidatët e kësaj partie për këtë rreth, Gentian Deliallisi dhe Shpëtim Hoxha.

Në vend të Kavajës, Berisha zgjodhi të ishte në Berat, kurse në vend të tij kandidatët i prezantoi kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Kjo është hera e parë në 23 vite që ndodh një gjë e tillë.

Mitingu nuk u zhvillua në shesh, por në kinemanë e qytetit.

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi tha për Shqiptarja.com se nuk është aspak habi që Berisha nuk vjen në Kavajë që të prezantojë kandidatët.

Nuk ka pse vjen sepse kavajasit po e shohin nga dita në ditë se çpo ndodh në qytet. Brenda dy viteve me fondet e Bashkisë kemi bërë 33 rrugë të reja. Mirë është që edhe Lulzim Basha të marrë eksperiencë, tha Roshi.

Ndërkohë po shtohen zërat se Berisha po i hap gjithmonë e më shumë krahun Bashës si pasues në krye të partisë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›