E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi dramatik i Gregut për sëmundjen

gregNjë prej momenteve më emocionuese të prezantimit të Edi Ramës ditën e djeshme si kandidat për deputet në Vlorë, ka qenë dokumentari që tregonte jetën e tij. Në të, rrëfimi më dramatik ishte për diagnostifikimin e Gregut me kancer, e cila rrezikoi seriozisht jetën e tij.

Momenti më i tmerrshëm kur duhet të shkoja në thellësitë më të panjohura të vetes për të gjetur energji që të qeshja, të flisja, të komunikoja, të bëja punën normalisht gjatë gjithë ditës, ndërkohë që nata ishte e mbushur me lot, ishte koha kur im bir luftonte me vdekjen në trup duke u përballur me të panjohurën e madhe që gërryente brenda vetes të gjithë ne, rrëfeu Rama për sëmundjen e të birit, Gregut.

Më pas ka qenë ky i fundit që ka rrëfyer momentin e vështirë dhe inkurajimin e marrë nga i ati.

U diagnostikova me kancer kur isha te xhaxhai im në Amerikë, mora Edin në telefon dhe i thashë: Unë mund të largohem, por unë nuk dua të largohem. Edi më tha që ti nuk ke për tu larguar, sepse ti je djali im. Ti duhet të luftosh me këtë sëmundje si në një ndeshje basketbolli, loja nuk ka mbaruar akoma. Ke punë për të bërë, sëmundja është 3 pikë para teje, por ti duhet të bësh 3 pikëshin e barazimit. Pas kimioterapisë eksperimentale rezultati doli që unë isha shëruar. Fola me Edin e ai më tha: Shiko, ti e bëre trepikëshin e fitores, tani duhet të ruash qetësinë derisa të mbyllet loja. Ti je në avantazh dhe e ke fituar këtë lojë, rrëfeu Gregu.

Ndërsa Linda Rama ka folur për momentet para protestës së 21 janarit dhe kërcënimet për eleminimin e Edi Ramës.

“Ajo që mua më tërheq tek Edi është ndjeshmëria ndaj çdo gjëje që e rrethon dhe po ti shtosh kësaj ndjeshmërie, shumë vlera të tjera si këmbëngulja, përkushtimi, dashuria e madhe që ai ka për gjithçka që ai bën. Në 28 janar u caktua që të bëhet protesta homazh dhe vetëm një ditë më parë, në mbrëmje, Edi u njoftua nga një agjenci serioze se kishte një paralajmërim për eliminimin fizik të tij. Ishte një natë shumë e gjatë. Sigurisht, secili prej nesh. Unë mbaja shqetësimin brenda vetes që mund ti ndodhte Edit, por ndërkohë shqetësimi më i madh dhe real  në diskutimet tona nuk ishte ky, ishte rreziku i provokimit të një gjëje të rëndë në një masë të madhe njerëzish që parashikonin të vinin në protestë. Dhe Edi në një moment fare i vendosur  mori vendim e tij që protesta në asnjë mënyrë nuk mund të anulohet, sepse nëse protesta anulohet, do të instalohet një frikë tek populli opozitar dhe në shoqëri, ndërkohë që e tha fare qartë: Jeta ime nuk ka kurrfarë vlere përpara atyre që në 21janar mbetën në bulevardin Dëshmorët e Kombit.  /b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›