Lamtumirë Ken Russell,regjisor vizionar
Londër – Lamtumirë njërit prej regjizorëve më transgresivë, vizionarë e origjinalë të të gjitha kohërave: Ken Russell, kineast britanik, ka vdekur në spital, në moshën 84 vjeçare. Lajmin e ka dhënë i biri Alex.
Autor i shumë filmave që janë bërë kult, ndër të tjerëve Djajtë, Tommy, Listzomania, Gjendje halucinacionesh, ka lënë në trashëgimi, përveçse veprave të veta, një ide të kinemasë ekstreme, të pa ngatërrueshëm: përmbajtje të forta, shpesh herë fantastike, me shumë seks dhe gjak, të kombinuar me një stil psikedelik dhe të pasur.
Me disa shenja menjëherë të dallueshme, për admiruesit e tij, që nga përdorimi i ngjyrave primare tek obsesioni për skenat me zjarr dhe për ritualet mistik të llojeve të ndryshëm.
“Jeta është shumë e shkurtër- ishte një ndër frazat e tija të famshme –për të bërë filma mbi njerëz që nuk të pëlqejnë, më mirë të realizosh vepra iluministe si të miat”
I lindur në 1925 në Southhampton, Keneth Russell, përpara se të gjejë rrugën e tij të vërtetë, provon disa punë që nga fotografi e balerini deri tek ushtaraku.
Por mes arteve ai që e tërhoqi më shumë ishte arti i shtatë, pra kinematografia, ai që e tërhoqi më shumë.
Pas disa prodhimeve televizivë, vepra e tij e parë që tërhoqi vëmendjen planetare është e 1969, dhe titullohej Gra në dashuri, një sukses i menjëhershëm, që këtu regjisori fillon ngritjen e tij në botën e autorëve të pavarur.
Një talent si i tij- i pasur, barok për disa aspekte, i kujdesshëm në planin viziv ndaj çdo detaji- nuk mund të mos shpërthente në vitet ´70, një dhjet vjeçar eksperimentimi e thyerje me të kaluarën. Për Russell një rritje suksesi dhe formimi i një stili që ngelet i paimitueshëm. Ndër veprat kryesore të kësaj periudhe: Djajtë 1971, Mesia i egër 1972, Humbja !974, Listzomania e Tommy 1975.
Në vitet ´80 në kinemanë në përgjithësi kemi një kthim në normalitet, në vepra më komerciale. Por Russell edhe pse ndikohet pak nga klima e epokës, vazhdon në ekseset e tij vizivë me: Gjendje alucinogjene 1980, China Blue 1984, Gothic 1986, Salomeja e fundit 1988.
Në vitet ´90 autori përjeton një rikthim tek pasioni për veprat televizive dhe në vitet 2000 veprimtaria e tij rrallohet shumë vetëm ndonjë dokumentar.
Por kuptohet që vena e tij krijuese, kaq e veçantë, pak nga pak u shuajt, megjithatë vendi i tij në historinë e kinemasë është i garantuar, jo shumë larg Roman Polanskit, të dy të tërhequr në mënyrë të veçantë nga disa tema, në veçanti e keqja.
(ar.si/BalkanWeb)