E Shtunë, 31 Tetor 2026

29 Nëntori, 67 Vjet Clirim i Shqipërisë

TIRANE-Opozita do të festoje sot 67-Vjetorin e Clirimit të Shqipërisë. Pas kthimit nga vizita tre ditore në Kosovë, kryesocialisti Edi Rama pritet të zhvilloje homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Rama mbylli dje vizitën në Kosovë me takimet që zhvilloi me Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kryeparalamentarin Jakup Krasniqin, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa si dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti.

Më pas janë planifikuar edhe vizita në shtëpitë e familjeve të dëshmorëve të rënë në luftën për çlirimin e vendit.

Në Nëntor të vitit 1944 Shqipëria clirohet nga okupatori i huaj nazifashist gjerman ne saje te Luftes Antifashiste Nacionaliste e Clirimtare. Me protokoll data 29 Nëntor nuk është ndryshuar, por e djathta prej disa vitesh feston në datën 28 Nëntor festën e Clirimit së bashku me atë të Pavarësisë, ndërsa e majta besnike e datës 29 Nëntor.

Sot, data 29 Nëntor është ditë zyrtare pushimi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›