Berisha dakord për Leskajn në krye të KLSH-së
13/12/2011 PD pranon të miratojë kandidaturën e Presidentit të Republikës
Seanca dëgjimore te komisioni i Spahos dhe miratimi në seancë
Partia Demokratike hapi dritën jeshile për kandidaturën e presidentit të Republikës për kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të mbledhur dje në mesditë, konfirmuan për “Metropol” se miratimi i kandidaturës u bë për shkak të moskrijimit të boshllëkut në institucion, kur dihet se mandati i kreut aktual Robert Çeku ka disa javë që ka përfunduar. Të njëjtat burime konfirmojnë se kandidatura e Leskajt nuk ishte kandidatura që mazhoranca do të kishte dashur, gjithsesi funksionimi normal i institucionit ka bërë që PD-ja të japë miratimin saj për ta miratuar atë në seancën më të afërt parlamentare. Kalimi i fazës së parë të emrit të dekretuar nga kreu i shtetit i hap rrugë zhvillimit nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë të seancës dëgjimore dhe më pas Kuvendit të Shqipërisë për ta miratuar atë. Kandidatura do të miratohet me shumicë të thjeshtë. Ndërsa socialistët kanë deklaruar votën e tyre kundër Leskajt, nuk dihet ende se çfarë pozicioni do të mbajë LSI-ja. E cila, dhe pse në koalicion me PD-në, ka treguar se për çështje të caktuara ndjek politikën e vet. Ndërkohë që më herët, në pjesën publike të mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i qeverisë informoi mbi vizitën e tij në Paris dhe për pjesëmarrjen në Kongresin XX të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Marsejë. Ai foli për marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve dhe për mbështetjen e fuqishme që Franca i ka dhënë aspiratës së shqiptarëve për integrimin atlantik dhe evropiane. “Franca është promotor kryesor i proceseve integruese, për të cilat diskutuam gjerësisht më kryeministrin François Fillon, ku unë e garantova dhe një herë se për qeverinë time ky proces është dhe do të mbetet tërësisht i bazuar në meritë dhe se për shqiptarët procesi i integrimit europian në Bashkimin Europian duhet të jetë një proces kryekëput i bazuar në meritë dhe se nga ana tjetër qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka ka në dorë për të përmbushur me seriozitetin më të madh të gjitha kërkesat, normat, standardet, praktikat e domosdoshme për procesin e integrimit”, - tha kryeministri Berisha.
Curriculum Vitae
Bujar Farudin Leskaj ka lindur më 3 korrik 1966 në Vlorë. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë. Sa i takon gradave shkencore, ai mban titullin “Doktor i shkencave ekonomike”. CV-ja e tij është e mbushur me fakultete jo vetëm shqiptare, por dhe të huaja. Përmendim: Fakulteti Gjeologji-Miniera; i Ekonomisë; i Drejtësisë; Universiteti i Nebraskës – “Linkoln”, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në administrim publik); Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli “Avokat”; Universiteti Bamberg, Gjermani - specializim për financat publike; Shkolla e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare, master në financë etj.