Berisha deklaron në Kuvend: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje
Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur mbrëmë në parlament disa herë tezën që është i hapur që ti japë opozitës shumicën e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, por bëri të ditur se nuk do të lejojë hapjen e kutive, që sipas Berishës përkthehen në mos lejimin e Parlamentit që të bëjë punën e prokurorisë. Ndërkaq në mënyrë të papritur keu i qeverisë shqiptare ka bërë të ditur se do”do të ketë shumë shpejt zgjedhje, ndërkohë që nuk ka detajuar se bëne fjalë për zgjedhjet lokale tëvjeshtës së vitit 2011 apo për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndërkaq, Berisha ka pranuar që ka patur parregullsi jo vetëm në Ruzhdie, por ka bërë të ditur se nuk do të pranote që zgjedhjet e 28 qershorit të quhen një krim elektoral. “Nëse këtu doni ta shëndroni në një gjyq publik, për një krim elektoral, për fakin e vetëm se formosën dokumentat e rregullta. Po na ktheni në aokatër të tyre, sepse keni shkelur nenin 7 të kësaj kushtetute, perzumimi i pafajsisë. Nëse merrni përsipër ta bëni këtë e keni gabim. Nuk është në interes të kësaj seance të hedhim shashka të tilla, nuk mund të hedhin jashtëqitjen e tyre ndaj komisionerëve. Kemi ardhur me vullnet, por nëse ju vërsuleni me krime elektorale dhe kriminel elektoral, i kemi faktet e regjistruara, sepse nuk bëni këti gjykimin, nuk bëni ndjekjen penale vetëm të tyre, ju keni paraqit karta bixhozi, të fabrikuara tek Tajvani që kalonio kohën, nuk keni nxjerrë një komisioner të vetëm që të thotë që më korruptoj filano”, deklaroi Kryeministri në Kuvend, i cili është përgjigjur thuajse ndaj secilit prej deputetëve të opozitës që e kanë mbajtur fjalën në podiumin e Kuvendit. Kryeminisri ka deklaruar se është i gatshëm të firmosë fonde shtesë për rritjen e më shumë se 100 prokurorëve për të hetuar çështjet e zgjedhjeve të 28 qershorit por ka përsëritur disa herë se nuk ishte i gatshëm për të votuar draftin e paraqitur nga opozita për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore. Deri në mesnatën e mbrëmshme kanë diskutuar më pak se gjysma e deputetëve që ishin regjistruar në sekretari, ndërkohë që sot Shqipërinë e viziton Komisioneri i BE-së për Zgjerimit, Stefasn Fule, i cili ka kërkuarr arritjen e kompromisit ndërmjet PD-së dhe PS-së para vizitës së tij në Shqipëri.
#