Berisha dënon dhunën ndaj Mero Bazes

Kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze duke e konsideruar atë një akt të shëmtuar. Kryeministri Berisha u kërkoi organeve kompetente të të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve të këtij akti të rëndë.Kryeministri Berisha theksoi se cënimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetarëve për qeverinë shqiptare përbën një akt shumë të rëndë dhe të pajustifikuar nga asgjë.