E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon raporterët e KE-së, fton opozitën në parlament

Kryetarja e Kuvendit priti sot në takim raporterët e KE-së David Wilshire dhe Jaakko Laakso. Duke u ndalur në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Topalli vlerësoi raportin e Këshillit të Europës i cili thekson se "zgjedhjet parlamentare në Shqipëri shënuan një progres të dukshëm."
Kryetarja e Kuvendit tha se këto zgjedhje, edhe sipas raportit përfundimtar të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR u certifikuan si "zgjedhje që plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së". Topalli theksoi se qeveria shqiptare po punon për liberalizimin e vizave dhe ftoi edhe një herë deputetët e opozitës që të vijnë e të zenë vendet e tyre në parlament. Kryetarja e Kuvendit dhe raporterët e Këshillit të Europës biseduan mbi bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe intensifikimin e shkëmbimit të përvojës mes delegacioneve por edhe për mbështetjen e KE-së në rritjen e kapaciteteve administrative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›