Berisha denon ngjarjen ne Gjermani Akt terrorist

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka cilesuar ngjarjen ku mbeten te vrare dy ushtare amerikane te forcave ajrore ne Gjermani si akt terrorist dhe se eshte antikombetar.
Berisha thuhet ne njoftimin per shtyp denon me rreptesine me te madhe aktin terrorist te Arid Ukes vrasjen e dy ushtareve amerikane si nje akt terrorist te shemtuar por dhe si nje akt te mirefillte antishqiptar dhe antikombetar. Duke u shprehur ngushellimet familjeve te viktimave qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes kryeministri Berisha ben thirrje qe drejtesia te flase me te gjithe rreptesine e ligjit ndaj ketij krimi te shemtuar terrorist. Vrasja e ushtareve te ushtrise se shkelqyer amerikane qe ka qene percaktuese per lirine e shqiptareve ne Kosove eshte lendim shume i rende per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne- thuhet ne reagim.