Perjashtohet deputeti i PS Taulant Balla kalohen pa opoziten 11 ligje

UPDATE- Eshte tensionuar situata ne seancen parlamentare e cila vazhdon ne keto momente.
Pas pushimit te kerkuar nga grupi i PS-se rifilloi seance parlamentare ndersa kreu i grupit parlamentar te PD-se Patozi kerkoi ndeprerjen e diskutimeve dhe kalimin ne rendin e dites.
Ne kete kohe deputeti i PS-se Erjon Brace mori fjalen duke iu drejtuar kryetares Jozefina Topalli se ju personalisht keni shkelur rende Kushtetuten pikerisht nenin e prezumimit te pafajesise ku keni sulmuar drejteperdrejte te pakten 4 deputete me fakte te paqena me te dhena te transformuara
Ne kete kohe nderhyn kryetarja e Parlamentit Topalli e cila nderpret fjalen e deputetit socialist me pretekstin se fjala e tij nuk eshte e bazuar ne rregullore.
Gjate kesaj kohe kryetarja Topalli ka kercenuar me perjashtim disa nga deputetet e PS-se per perjashtim.
Nderkohe pa pjesmarrjen e opozites mazhoranca ka votuar 11 projektligje.
Seanca vazhdon me piken e fundit te saj ku jane parashikuar 30 minuta diskutim i lire
shte perjashtuar nga seanca parlamentare deputeti I PS-se Taulant Balla nderkohe qe po denonconte pasurite e ministrave te kabinetit qeveritar Berisha. Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka nderprere fjalen e deputetit socialist duke e akuzuar se po shpifte ne kohen qe ai cilesonte shkeljet e kryera nga ministrat e mazhorances. Sipas Topallit deklaratat e tij bazuar ne rregulloren e parlamentit ishin shpifje. Pavaresisht se Kryetarja pranoi qe ne kete rregullore thuhej se deputeti nuk mbante pergjegjesi per fjalet qe deklaronte ajo tha se ketu behej perjashtim ne lidhje me shpifjen pa cituar asnje nen.
Balla ne foltoren e parlamentit e cilesoi qeverine Berisha si qeverine e pastrimit te parave. Deputeti Balla tha se nese shohim deklarimet e pasurive te kryeministrit edhe te ministrave te kabinetit e kupton se me cfare qeverie kemi te bejme
Kemi te bejme me nje qeveri lavanteri qe ju ka vjedhur shqiptareve te drejten per te votuar Ai foli per mijera euro qe fiton djali i kryeministrit Sali Berisha Shkelzen Berisha duke e cilesuar ate si sekser.
Ka fitim neto nga aktiviteti privat 200 mije euro djali i Berishes. Ai e ka fituar kete shume si sekser sekseri i familjes Berisha ku shtepia e tij eshte me shtate ose tete dhoma per kat- tha Balla
Ne qender te denoncimit te deputetit socialist ishin dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Ministri Lulzim Basha tha ai pervec 230 milion eurove te cilat nuk eshte kuptuar asnjehere se nga vijne ai gjithashtu vazhdon te jete pergjegjes per vrasjen e 4 njerezve te pafajshem.
Ilir Meta eshte majmur nga korrupsioni i parave te pista por mungojne edhe dy banesa 1.2 milion euro te padeklaruara te cilat ndodhen ne bregdet
Ministri i Financave vazhdoi me tej ai derdellit sot ka lene dore te lire per te shitur pronat te pa vjedhura akoma.
Ministrja Majlinda Bregu e ka kthyer familjen fuqi energjetike ska lene kunat pa i dhene nje hidrocentral vazhdoi Balla denoncimin e tij ndersa shtoi se ministri Genc Ruli mban rekord per korrupsion.
I menjehershem ishte reagimi i ministrave te pranishem ne seancen parlamentare. Ministri Bujar Nishani dhe Ridvan Bode te cilet iu kundervune akuzave te deputetit socialist Taulant Balla.
Nishani Shpifni ndaj familjes se kryeministrit
Keni nje vit me shpifje ndaj familjes se kryeministrit. Krijuat dhe montuat nje video ku implikonit kryeministrin tha ai duke shtuar Me vjen keq qe PS-ne e perfaqeson zoti Balla.
Bode Prokuroria fle mbi dosjet e 20 perqindeshit
Ne kete Parlament detyrohemi te degjojme shpifje dhe akuza te uleta te njerezve te papergjegjshem. U kundervihem shpifjeve te uleta te individeve qe nuk jane te denje per tempullin e demokracise se ketij vendi. Kreu i opozites eshte prej muajsh ne prokurori per 20 perqindshat. Prokuroria fle mbi dosjet.
Ti je nje shpifes ordiner je njeri i padinjitet qe te perdor si gezhoje te plasur ai qe rri ne bashki iu drejtua ai Balles. Ju po beni avokatine me thonj grushte e bomba
Ka nisur ne Parlament seanca plenare e radhes e cila do te zhvillohet sipas rregullores se re te miratuar disa dite me pare. Ne te shqyrtohet p/ligji Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Agjencise se NATO-s per mirembajtjen dhe furnizimin per demontimin e municioneve.
Ne fjalen e tij deputeti i Partise Socialiste Erion Brace e cilesoi marreveshjen shume te rendesishme. Me 15 mars humben jeten 26 shqiptare te ndershem e te pafajshem gra e femije. Marreveshja deshmon se sa mundesi kishte qe procesi i demontimit te mos binte ne duar kriminale. Ata kane demonstruar se pendim nuk ka. Te gjithe ndertuan nje organizate kriminale e fitimprurese. Pas miratimit te kesaj marreveshjeje shqiptaret do te ndihen me te sigurt. Me tej Brace permendi me radhe emrat e te gjithe viktimave te Gerdecit duke theksuar se vdekja e tyre do te ishte evituar nese kjo marreveshje do te realizohej para 15 marsit te 2008-s.
Deputeti i PS u shpreh i shqetesuar per perfshirjen e Shqiperise ne transaksione te armeve e municioneve. Kam dokumente qe deshmojne se keto transaksione kane per ndermjetes shtetas serbe e destinacioni here eshte Libia e here Irani. Ai citoi raporte te OKB sipas te cilave Shqiperia pervec marredhenieve tregtare per armet ka dhe marreveshje per dergimin e parave ne zonat e nxehta si Jemen e Libi.
Brace tregoi gjithashtu dokumente ku deshmohet se si Ministria e Mbrojtjes ne vitin 2007 ka pasur nevoje per eksploziv C4 i cili u importua nga Irani.
Ne fund te fjales se tij Brace tha se Marreveshja qe miratohet sot eshte nje ane por nuk u jep zgjidhje transaksioneve me shtetas malazeze e boshnjake qe po perdorin Shqiperine per te furnizuar diktatoret e Lindjes.
Ne vijim ministri i Mbrojtjes Arben Imami ne pergjigjen e tij ndaj Braces tha se sot diskutohet per marreveshjen dhe jo per te shkuaren.