Perjashtohet deputeti Taulant Balla

Ai ishte duke ngritur një sërë akuzash për korrupsion dhe pastrim parash për disa nga zyrtarët e lartë të vendit, duke filluar nga kryeministri Berisha, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ish zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe në fund kryetaren e parlementit Jozefina Topalli.
Kryeparlamentarja e ka akuzuar për shpifje deputetin socialist duke e nxjerrë jashtë për thyerrje të rregullores.
“Qeveria e parave të pista sjell një projektligj për pastrimin e parave. Thelbi i tij është që kryetari i qeverisë së partive të pista do duhet të miratojë personin që do të ndalojë pastrimin e këtyre parave. Qeveria i ngjan më shumë se kurrë një bande jo se i ka fituar votat, por i ka vjedhur. Është një qeveri që madje vret për të vjedhur”, është shprehur Balla.
“Në deklaratën e pasurisë së kryeministrit Berisha mund të kuptosh se çfarë është pastrimi i parave dhe si mund të parandalohet… Ministri i Brendshëm Basha ka vjedhur 230 milionë euro në një dorë. Shqiptarët duan të dinë ku kanë shkuar 230 milionë euro nga ky person që është ende në kërkim… Ilir Meta, aleat i koalicionit të turpit, është mbajtur nga korrupsioni i parave të pista. Në deklaratën e tij mungojnë dy banesa vlera e të cilave shkon në 1.2 milionë euro”, theksoi Balla.