E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ne Hungari takim me Dhomat e Biznesit


Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate vizites se tij ne Hungari i shoqeruar edhe nga nje grup i madh perfaqesuesish te biznesit shqiptar mori pjese sot se bashku me Presidentin hungarez Pal Shmit ne Forumin e Dhomave te Biznesit te Shqiperise dhe Hungarise.

Gjate pershendetjes drejtuar pjesemarresve ne kete takim me perfaqesues te larte te Dhomave respektive te Biznesit Presidenti Topi vuri ne dukje faktin se bashkepunimi ekonomik ndermjet vendeve tona eshte nje detyre dhe nje objektiv me nje domethenie te qarte ne kuader te integrimit te vendeve tona ne Evropen e Bashkuar. Ekzistojne te gjitha mundesite qe niveli i shkembimeve tregtare ndermjet dy vendeve te rritet ne volumet e pergjithshme te eksport - importit ashtu dhe ne fushat konkrete me interes reciprok. Mendoj se perpjekjet e vazhdueshme jane kyci i nje potenciali te pakufizuar per ta cuar ne nje nivel me te larte bashkepunimin bilateral ekonomik - u shpreh Presidenti i Republikes.

Pasi vleresoi arritjet e biznesit qe pasqyrojne se cfare ka bere secili prej biznesmeneve per vendin e tij Presidenti Topi u shpreh i bindur se fati i bashkepunimit ekonomik ndermjet dy vendeve tona eshte ne duart tuaja dhe se ju e keni fuqine per te ndertuar te ardhmen e integrimit te vendeve tona ne BE.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›