Janjic eshtjet teknike do ta lehtesonin njohjen e Kosoves nga Serbia

Raundi tjeter i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise per zgjidhjen e ceshtjeve te perbashketa eshte shtyre per ne shtator meqe nuk dukej se palet do te binin dakord per ndonje marreveshje. Por cilat jane interesat e dy paleve ne keto bisedime dhe cilat jane shanset per sukses Dushan Janjic studiues ne Institutin e Shkencave Shoqerore ne Beograd thote se te dyja palet kane pikesynime te caktuara qe duan te arrijne ne keto bisedime.
Kosova dhe Serbia i filluan bisedimet ne mars dhe ne fillim te ketij muaji u tha se palet kishin arritur marreveshje per ceshtje te tilla si levizja e lire regjistrat civile dhe diplomat.
Studiuesi Dushan Janjic thote se Beogradi po perpiqet te permbushe njerin nga kriteret per statusin e kandidatit ne Bashkimin Evropian.
Beogradi shpreson qe ti jepet statusi i kandidatit si dhe te zgjidhe disa probleme qe kane te bejne me serbet te cilet jetojne ne Kosove dhe ne te njejten kohe te minimizoje ndikimin politik negativ te kritikave qe i behen nga opozita brenda vendit.
Nderkohe Prishtina thote se keto bisedime sinjalizojne fillimin e njohjes se Kosoves nga Beogradi. Deri me sot 75 vende e kane njohur pavaresine e Kosoves prandaj Prishtina po perdor cdo rast per ti thene opinionit te brendshem publik se ajo ka arritur dicka lidhur me njohjen.
shte e vertete se nje pohim i tille nuk eshte fare pa kuptim. Nese ceshtjet teknike qe diskutohen mes Prishtines dhe Beogradit do te zgjidhen kjo do ta lehtesonte me te vertete njohjen e pavaresise se Kosoves. Nga bisedat qe kam patur me politikanet e Kosoves ata jane mjaft pragmatike.
Zoti Janjic thote se per momentin Presidenti Tadic nuk ka shume hapesire per te manovruar. Nje problem i tij eshte se ne Serbi po afrohen zgjedhjet parlamentare qe jane vitin tjeter. Por eshte e vertete thote zoti Janic se ai pati guximin ti pranoje bisedimet.
Nese e hedhim veshtrimin nga 20 vitet e fundit kjo eshte hera e pare qe te dyja palet po ulen me njera tjetren te dyja kane vertet deshiren e mire dhe nje dialog i tille mes politikaneve nga Serbia dhe Kosova me pare do te ishte i pa perfytyrueshem. Une mendoj se ai do te realizoje shume gjera ne keto bisedime dhe deri ne fund te ketij viti do te shohim se do te diskutohen dhe zgjidhen me shume ceshtje ne dialogun Prishtine Beograd.
Politikanet ne Beograd kane permendur kohet e fundit temen e ndarjes se Kosoves. Por zoti Janjic thote se qe te realizosh ndarjen duhet te njohesh palen tjeter.
Ne thelb prapa ndarjes qendron njohja e pavaresise pra njohja e realitetit fakti qe nuk e kontrollon dot territorin. Ndarja ne vetvete eshte historikisht problematike sepse lidhet me gjakderdhje dhe me shume debate. Por ne kohen moderne ndarja mund te realizohet permes dialogut paqesor rreth nje kufiri te ri. Per momentin kjo eshte e parealizueshme sepse si Kosova edhe Serbia jane qe te dy shtete te dobeta dhe nuk mund ta kontrollojne dot procesin. Gjithashtu ekzistojne shume pune te paperfunduara ne Bosnje dhe ne Maqedoni.
Sipas zotit Janjic do te ishte shume me mire nese ne veriun e Kosoves vendosej nje fare autonomie e brendshme se sa te behej nje ndarje ose shkeputje e veriut e ai ti bashkohej Serbise.
Kjo sepse ne kemi nevoje per urat per komunikimin kemi nevoje per njerezit qe lidhin territoret. Serbia dhe Kosova jane fqinj. Ky fakt nuk mund te ndryshohet dhe fqinjet gjithnje duhet te arrijne te punojne se bashku.
Por rruga mund te jete e gjate. Nje shembull Keto dite Kosova vendosi ndalimin e importeve te mallrave nga Serbia si reagim ndaj ndalimeve te ngjashme nga ana e Serbise. Nje shenje se procesi i bisedimeve ndermjet te dyja paleve mund te mos jape shpejt frytet e deshiruara nga ndermjetesit evropiane.