Partia Demokratike mbledh Keshillin Kombetar per dialogun me opoziten
Partia Demokratike pritet te zhvilloje sot mbledhjen e Keshillit te saj Kombetar takimi i pare i forumit te larte drejtues te maxhorances pas zgjedhjeve per pushtetin vendor te 8 majit. Partia kryesore e koalicionit qeveritar ka njoftuar se do te analizoje ecurine e fushates zgjedhore funksionimin e aleancave me partite me te vogla dhe rezultatet e zgjedhjeve vendore.
Nje teme tjeter e diskutimeve ne Keshillin Kombetar te Partise Demokratike mendohet se do te jene edhe marredheniet me opoziten socialiste dhe rrugezgjidhjet per nisjen e bisedimeve per reformen zgjedhore konsensuale. Kryetari i Partise Demokratike kryeministri Sali Berisha ftoi Partine Socialiste qe te ulen ne tryezen e bisedimeve per te permbushur rekomandimet e OSBE-se per reformen zgjedhore dhe se nuk i kishte humbur ende shpresat megjithe refuzimet e perseritura te opozites.
Disa reforma u bllokuan sepse kryetari Partise Socialiste Edi Rama vendosi qe ta perdorte pushtetin e marre nga votat e qytetareve jo per te punuar se bashku por per te frenuar punen. Por ftesa jone per bashkepunim eshte e hapur dhe e ndershme - tha ai para deputeteve.
Partia Socialiste sapo ka depozituar dy padi te tjera ne organet e drejtesise per shkelje ligjore ne zgjedhjet e 8 majit. Edi Rama kryetar i kesaj partie ka thene se dialogu me PD-ne mund te nise vetem pasi te pranohet se ne rezultatet e 8 majit pati manipulime. Ai tha se opozita po pergatit nje pakete me ndryshime kushtetuese dhe se do ta nderprese bojkotin e parlamentit ne shtator.
Ne nuk bejme asnje lloj dialogu per te arnuar nje ligj ketu apo nje ligj atje. Behet fjale per nje proces i cili duhet te jete serioz dhe i denje per nje vend qe aspiron te behet pjese e Bashkimit Europian i garantuar nga komuniteti nderkombetar dhe me fokus ringritjen e shtetit te se drejtes - tha zoti Rama petr mediat.
Diplomatet amerikane europiane dhe drejtues te OSBE-se u kane bere thirrje partive qe te nisin dialogun dhe reformat me mirekuptim si rruga me e mire per te ardhmen e Shqiperise.
Emri i lojes tani eshte dialog - thote ambasadori i OSBE-se Eugen Volfart dhe diplomacia perendimore eshte e gatshme qe te ndihmoje nisjen e dialogut. Sipas tij zhvillimi i zgjedhjeve vendore nxori ne pah nevojen qe palet duhet te diskutojne per reformen zgjedhore dhe te permbushin bashkarisht rekomandimet e Bashkimit Europian per te cilat do te kete nje raport per Shqiperine ne vjeshte afersisht ne kohen kur edhe opozita do ti jape fund bojkotit te parlamentit.