"Kodi, jo bashkepunim me PD"
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, ne nje takim me mediat, u shpreh dje se nuk do te bashkepunoje me PD-ne per Kodin, sepse ne qendrimet e LSI-se ka nje koherence absolute. "LSI-ja ka qene gjithmone e angazhuar per nje Reforme elektorale gjitheperfshirese dhe jo perjashtuese, dhe ne kete drejtim ne qendrimin tone nuk ka levizur asnje presje", theksoi Meta. Por, LSI konfirmon se eshte per reforme elektorale, e cila garanton ato standarde qe OSBE-ODIHR ka kerkuar zyrtarisht pas zgjedhjeve te 2005. "Lidhur me qendrimet e PD-se ose me sakte te zotit Berisha, realisht ka nje inkoherence, e cila ka te beje ne menyre te vecante me perpjekjen e tij, per te shmangur pergjegjesite per cdo problem, qe mund te kene zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi. Ne kete drejtim ai deshiron qe kete problem ta faturoje tek kryetari i PS-s", tha kreu i LSI. Kjo parti nuk kerkon te demtohet PS-ja dhe as PSD-ja, e cila, sipas Metes, eshte ne kete perfaqesim vetem si pasoje e standardeve te "dushkut", dhe jo si pasoje e standardeve te votes se shqiptareve.