E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Jahjaga takohen në Durrës

DURRES- Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga kanë zhvilluar një takim në ambientet e rezidencës qeveritare në Durrës.

Siç njoftohet, kryeministri Berisha ka vlerësuar “rolin dhe kontributin e Jahjagës në konsolidimin e Republikës së Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”.

Ndërkaq, Jahjaga i ka shprehur Berishës ngushllimet m t thella pr humbjen e jetve n aksidentin tragjik n Himar.

“Në takim u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston në të gjitha fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës si interesi jetik i qytetarëve të të dyja vendeve. Në bisedime u trajtuan dhe zhvillimet n rajon”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›