PS bllokon negociatat per zgjedhjen e presidentit
Dështon takimi i negociatorëve të Partisë Demokratike me të mandatuarit e Partisë Socialiste për sa i takon zgjidhjes së çështjes së Presidentit.
Opozita i ka vënë kushte Mazhorancës për finalizimin e 4 çështjeve, ndërkohë që Partia Demokratike edhe pse ka deklaruar që është e hapur për dialog ëhstë shprehur se presidenti konsensuale nuk mund të arrihet përmes ultimatumeve.
Kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi pas takimit me homologun e tij demokrat deklaroi se gjatë këtij takimi nuk është arritur asnjë konsensus për sa i takon çështjes së Presidentit, por opozita i ka propozuar mazhorancës disa kushte të cilat të finalizohen në tryezën e të gjithë krerëve të partive parlamentare.
Sipas kreut kuvendor socialist këto kushte janë:
1. Të finalizohet dhe të miratohet reforma zgjedhore
2. Të finalizohet6 dhe të miratohet reforma parlamentare
3. Të finalizjë dhe të miratojë formulën dhe pastaj ajo të ndjekë ndryshimet kushtetuese për heqjen e të gjithë imuniteteve
4. Të finalizojë dhe të miratojë një proces që të miratojë një president të gjithë pranuar.
Duke shpresuar në maturinë dhe qetësinë e mazhorancës se do të vlerësojë këtë propozim të opozitës, Ruçi tha se qëllimi i këtij propozimi është që t’i japim Shqipërisë dhe shqiptarëve statusin kandidat të munguar,
“Për të plotësuar këto rekomandime dhe kushte që ne të mos ngelemi sërish në klasë për në BE, PS i propozoi PD-së finalizimin e 4 çështjeve”- tha Ruçi.
Nga na tjetër kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi e ka quajtur takimin e sotëm të dështuar, pasi sipas tij pala tjetër kishte ardhur në takim me platformën bllokuese te Edi Ramës duke kërkuar të lidhë të palidhshmen, çka nënkupton lidhjen e reformave me Presidentin.
“Dëshiroj të shpreh trishtimin për rrugën e papritur që morën bisedimet. Ne shkuam për të negociuar për presidentin, pala tjetet kishte ardhur me platformën editoriale të Edi Ramës, e cila është një platformë bllokuese, për ta futur në rrugë pa krye procesin dhe për të lidhur të palidhshmen”-deklaroi kreu i grupit kuvendor demokrat as takimit.
Ndërkohë ai shprehu angazhimin e mazhorancës për t’i dhënë vendit një president konsensual, por që sipas tij kjo nuk mund të arrihet nëpërmjet ultimatumeve.
“ Ne kemi hyrë në këtë rrugë për t’i dhënë vendit një presidnt konsensuale dhe është plotësisht e mundur që ne atë arrijmë në një president konsensuale. Kam një shije të keqe nga ky takim, mazhoranca ka prirjen që edhe pas kësaj të papriture të mbajë portën e dialogut të hapur, por kjo nuk mund të behët përmes ultimatumeve dhe as përmes kurtheve ballkanike”- shtoi më tej negociatori i PD-së.
Kreu i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi është shoqëruar në këtë takim nga nga Edmond Spaho, ndërsa kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi shoqërohet nga Saimir Tahiri.
Dy ditë më parë, kreu i grupit të PD-së i dërgoi një letër zyrtare homologut të tij, socialist Ruçi, ku i bënte me dije, kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi se kryesia e PD-së kishte mandatuar pikërisht Patozin dhe Spahon si negociatorë për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë.
Ndërsa kanë mbetur edhe 3 ditë, nga raundi i parë i përcaktuar për të votuar Presidentin e ri, palët ende nuk kanë paraqitur një emër kandidati.
Të premten, kryeministri Berisha u takua me kreun e LSI-së, Ilir Meta, me kreun e PR-së, Fatmir Mediu, me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ndërsa për takimin me Ramën mandatoi Patozin e Spahon.
Kryeministri Berisha ka deklaruar pas takimeve se është i hapur për bisedime, edhe pse ka përsëritur nga ana tjetër se PD do t’i japë këtij procesi një emër që vjen pikërisht nga figurat e PD-së, por pa përjashtuar një kandidat të dalë nga negociatat.
Në datën 30 maj është caktuar raundi i parë i votimit për Presidentin e ri.