E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, sot pritet takimi Berisha-Dule

Kryeministri Berisha shmang sërish takimin me kreun e PS-së, Edi Rama, duke njoftuar për një takim me kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule, në kuadër të negociatave për presidentin e ri të vendit.
 

Takimi vjen një ditë pas dështimit të negociatave mes kreut të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi dhe atij socialist Gramoz Ruçi.
 

Takimi midis dy të mandatuarve Patozi dhe Ruçi ka sjellë në tryezë një plan propozimi katëpikësh që mendohet të shqyrtohet nga një tryezë e përgjithshme mes krerëve të të gjitha partive politike në vend.
 

Kreu i grupit të PS-së, Ruçi, la të kuptohet se ky propozim është një verdikt përfundimtar i PS-së dhe është në pritje të përgjigjes nga PD-ja.
 

Nga ana e tij i mandatuari i PD, Astrit Patozi e ka konsideruar tryezën, një dështim dhe një kurth të radhës nga kryesocialisti Edi Rama. Sipas tij, PS-ja paraqiti një platformë bllokuese.

Më herët, grupi i PD-së i mandatuar për negociatat, nën drejtimin e lidërshipit Berisha është takuar me kreun e LSI-së, Ilir Meta, kreun e PR-së Fatmir Mediu dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›