E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy studentet në Austri vazhdojnë të jenë në koma

Viktimat e aksidentit duke u transportuar në Spitalin Ushtarak

TIRANE- Vazhdon të mbetet e pandryshuar gjendja e dy vajzave të transportuara për në Austri pas aksidentit tragjik të Himarës, Florije Peci dhe Eriselda Gubere, të cilat po kurohen në klinika të specializuara në Vjenë janë në një gjendje të qëndrueshme, por ende në gjendje kome.

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme do të tentohet një tjetër zgjim për dy vajzat.

Disa prej studenteve janë kthyer në shtëpi për të vazhduar mjekimin, ndërkohë 10 prej të plagosurave vazhdojnë të mjekohen në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›