E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Meta takohen sërish privatisht, i pranishëm edhe Basha

Tiranë- Një tjetër takim privat mes kryeministrit Berisha dhe kreut të LSI-së Ilir Meta u zhvillua sot, vetëm dy ditë para se Gjykata e Lartë të japë vendimin për viseoskandalin Meta-Prifti.

Mesohet se kreu i ekzekutivit Berisha u takua me ish-kryeministrin Meta në ambjentët e “Hotel Rogner” në kryeqytet, ku sëbashku me ta ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Tre politikanët kanë biseduar për afro tre orë, por ata nuk dhanë asnjë prononcim për mediat pas takimit.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Berisha takohet brenda kësaj jave personalisht me kreun e LSI-së Meta. Ditën e hënë kryeministri deklaroi se në shtëpinë e Metës shkoi për një vizitë informale.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reforma zgjedhore, Meta: LSI, rol të rëndësishëm Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim do të luajë një rol të...
  2. Rama drekon me Arvizun, Berisha darkon me Metën Tiranë- Takimi i parë për vitin 2012 mes ambasadorit të...
  3. “Bota e Re 2012″, Berisha: Vlerësim dhe interes për Shqipërinë Francë- Kryeministri Berisha deklaroi se pjesëmarrësit në seminarin “Bota e...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›