Vidhen bagëtitë në Luz, Banorët: Policia të marrë masa
Kavajë- Stallat e bagëtive në fshatin Luz të Kavajës prej disa javësh kanë rënë pre e grabitjeve nga persona të maskuar që nën kërcënimin e armës vjedhin bagëtitë.
Banorët e fshatit shprehen tepër të shqetësuar pasi gjatë orëve të natës këta persona dhunojnë stallat e bagëtive dhe marrin me vetë çdo bagëti që ndodhet në stallë.
Një banor i Luzit tregon se gjatë natës ata detyrohen të bëjnë roje pranë stallave pasi bagëtitë janë i vetmi burim jetese për pjesën më të madhe të këtij fshati.
Ndërsa mesohet nga banorët se grabitësit qëllojnë edhe me armë në ajër për të trembur banorët gjatë aksionit të tyre të grabitjes.
Banorët u kërkojnë forcave të rendit që të merren masa për këtë fenomen dhe ti sigurohet jeta dhe prona e tyre.
Shkrime të tjera me interes:
- Vdekjet në Librazhd, Banorët: Të ndalet djegia e mbeturinave Librazhd- Vdekjet e fundit në Librazhd, nga shkaqe ende të...
- Terrorizohen banorët e “Don Boskos”, hajdutët e banesave po i vjedhin masivisht Banorët e rrugës “Don Bosko” në Tiranë denoncojnë grabitjet e...
- HIV/AIDS, Organizatat: Qeveria të marrë masa për parandalimin e AIDS në vend Tiranë- Rrjeti për HIV/AIDS, Drogat dhe Shëndetin Riprodhues, në ditën...