E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia nuk kalon, Vetëvendosja shkakton kaos në Podujevë

Kosovë- “Serbia nuk kalon”, protesta e lëvizjes Vetëvendosja e zhvilluar ditën e sotme në orën 13:00 në pikat 3 dhe 5 të kalimit kufitar me Sërbinë ka shkaktuar jo pak tension në veriun e Kosovës.

Pak pas fillimit të protestës u raportua se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u arrestua nga policia, por diçka e tillë u mohua nga kjo e fundit përmes deklarimeve për mediat.

Zëdhënësi i saj, Brahim Sadriu ka konfirmuar për të përditshmen kosovare “Express”, se Albin Kurti nuk është arrestuar.

Jo! Albin Kurti nuk është i arrestuar- tha Sadriu. Ndërkaq mesohet se Albin Kurti është lënduar gjatë përplasjes me policinë.

VV-ja e ndërmori këtë veprim për të bllokuar kufirin me Serbinë në shenjë proteste kundër lejimit të futjes së mallrave serbe në Kosovë, pasi mallrat kosovare nuk lejohen të hyjnë në Serbi.

“Problemi ynë i vetëm është Serbia, është ky vend që është vetëshpallur armik i Kosovës.Do të përdorim trupat tanë për të ndalur kamionët e Serbisë të hyjnë në Kosovë”- tha Kurti.

Ndërkaq bëhet me dije se nën shoqërimin e policisë kanë mundur të kalojnë kufirin me Kosovën dy kamionë me mallra serbe.

Protestues nga Shqipëria u bllokuan në kufi me Kosovën, dhe sipas përfaqësueve të Vetëvendosjes kjo u bë qëllimisht për të mos i lejuar të merrnin pjesë në protestë. Që sipas tyre ishte vetëm kundër Serbisë dhe jo ndaj Kosovës.

Policia bëri disa herë thirrje për largimin e protestuesve nga pikat kufitare dhe më pas përdori edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

“Protestuesit duhet të largohen nga rruga sepse duhet respektuar marrëveshja e lëvizjes së lirë”- deklaroi policia e Kosovës.

Nga ana tjetër kreu i VV-së, Kurti u bëri thirrje forcave të policisë që të mos përdorin forcën kundër protestuesve pasi tubimi ishte paqësor dhe se ishte vetë policia ajo që kishte bllokuar rrugët.

POLICIA A KURTI PROTESTUES A PROTESTUES POLICIA C ARRESTIME NJEREZ ARRESTIME A ARRESTIME A

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Serbia nuk kalon!”, nisën nga Shqipëria qindra mbështetës të VV-së TiranëMbështetës të Vetëvendosjes janë nisur mëngjesin e sotëm nga Tirana...
  2. Maqedoni, i refuzohet viza amerikane Albin Kurtit Shkup- Albin Kurtit i është refuzuar viza maerikane, nga ambasada e...
  3. AAK dhe LDK, jo më mbështetje Vetëvendosjes Prishtinë- Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›