E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Olldashi prezantojne strategjine per ujin dhe kanalizimet

Kryeministri Berisha prezantoi diten e djeshme planin 2-vjecar per furnizimin me uje dhe kanalizimeve pas kalimit te ketyre ndermarrjeve ne varesi te pushtetit vendor. Ndonese transferimit, kreu i qeverise Berisha premtoi se qeveria e drejtuar prej tij do te vazhdonte te jepte ndihmen e saj ne komercializimin e sektorit te ujesjellesit dhe kanalizimeve. "Ne jemi gati per te ndihmuar qeverine vendore ne procesin e domosdoshem te komercializimit te ketij sektori, si nje kusht vendimtar per vetefinancimin e ketyre shoqerive, per permiresimin e treguesve te punes se tyre per furnizimin e vazhdueshem me uje te qytetareve shqiptare", deklaroi Berisha, gjate prezantimit te djeshem te strategjise deri ne vitin 2010. Ne kete kuader, kreu i ekzekutivit theksoi se ne vitin 2008 investimet kapitale ne fushen e ujesjelles-kanalizimeve jane me te larta se asnje vit tjeter me pare. "Ato kapin vleren 7.5 miliarde leke, nga te cilat 3.3 miliarde jane nga buxheti i shtetit dhe 4.2 miliarde jane nga donacionet", deklaroi Berisha. Po keshtu, kreu i qeverise, Berisha, theksoi se brenda vitit 2010 do te perfundojne impiantet e perpunimit te ujerave te zeza perreth 1.6 milione banore, ose gjysmen e popullsise ne vend. Gjate prezantimit te strategjise, Kryeministri tha se reforma e ujit dhe kanalizimeve, e cila ndermerret per here te pare ne Shqiperi, zhvillohet ne perputhje te plote me programin e qeverise, standardet dhe zotimin e kesaj qeverie per decentralizimin dhe thellimin e ketij procesi ne perputhje me detyrimet e saj se MSA-se dhe progresit drejt BE-se. Sipas Berishes, qeveria mori te gjitha masat qe kjo reforme te zbatohej realisht dhe mos te mbetej ne leter, ashtu sic kishin mbetur me pare premtimet per kete reforme te rendesishme. Kjo reforme do te drejtohet nga ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, Keshilli i Ministrave, ne bashkepunim me Ministrine e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe Drejtorine e Koordinimit te Strategjive, ka ndermarre iniciativen per te rishikuar Strategjine Kombetare te Furnizimit me uje dhe Kanalizimeve.

Borxhet

Ne dhjetor te vitit 2007 te gjitha shoqerite e ujesjelles-kanalizimeve me borxhe, pasi u zeruan te gjitha borxhet e tyre u transferuan ne pronesi te pushteteve vendore. Ky proces qe priste vite te kompletohej, ishte i domosdoshem dhe qeveria u angazhua teresisht per ta permbushur ate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›