E Diel, 1 Nëntor 2026

Te derguarat e Clinton shte rritur urrejtja me baze fetare ne bote

Mesazhi Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith Shqiperia shembull i bashkejeteses dhe tolerances

Kunder urrejtjes fetare antisemitizmit dhe gjithcka per nje bashkejetese te suksesshme fetare. Ky eshte thelbi i nismes 2012 ore kunder urrejtjes fetare qe ka sjelle ne vendin tone dy perfaqesuese te sekretares se Shtetit te SHBA Hillary Clinton.

Ne nje takim me studentet shqiptare perfaqesueset e DASH kane promovuar harmonine fetare nje fushate sensibilizimi shtrire ne 193 vende te botes. Ato kane deklaruar se pas vrojtimeve te ndryshme eshte konstatuar nje rritje e urrejtjes me baze fetare nderkohe qe kane pergezuar rolin e Shqiperise ne kuader te kesaj bashkejetese. Perfaqesueset e SHBA njoftuan realizimin e nje videoje ku kane folur per Shqiperine. Ne nuk e kishim vizituar me pare vetem kishim lexuar historine ju shpetuat cdo hebre qe ishte strehuar dhe bete ate qe ishte e drejte dhe e nderueshme kemi shkuar anekend botes si ambasadoret tuaj jozyrtare thane ato. E derguara speciale e SHBA per luften kunder antisemitizmit Hannah Rosenthal dhe perfaqesuesja speciale e SHBA prane komuniteteve myslimane Farah Pandith vizituan Tiranen ne datat 8 dhe 9 mars per te nxitur perfshirjen e rinise shqiptare ne nismen 2012 ore kunder urrejtjes. E derguara speciale Rosenthal dhe perfaqesuesja speciale Pandith u takuan me Kryeministrin Sali Berisha ministrin e Kultures Aldo Bumci kryetarin e bashkise Lulzim Basha dhe perfaqesues te shoqerise civile dhe grupeve fetare per te diskutuar tolerancen dhe lirite fetare ne Shqiperi. Pjeset kulmore te vizites ishin takimet me studentet dhe stafin e Medresese Haxhi Mahmud Dauti si dhe diskutimi me studente te Universitetit te Tiranes mbi diversitetin dhe harmonine fetare dhe nismen 2012 ore kunder urrejtjes.

Rosenthal dhe Pandith i bene thirrje studenteve qe te perfshihen ne nismen 2012 ore kunder urrejtjes te japin pak nga koha e tyre. Beni dicka per dike qe nuk ngjan si ju nuk lutet si ju dhe nuk jeton si ju. Ne i kerkojme brezit te ri te punojne se bashku per te ndertuar nje bote me te forte me te begate. Asnje grup nuk mund tia dale i vetem thote Rosenthal. Ajo kujtoi se Shqiperia shpetoi te gjithe hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore duke bere ate qe ishte e drejte dhe e respektueshme. Pandith i nxiti studentet shqiptare qe te shkruanin ne faqen e nismes ne Facebook dhe te ndanin historine e diteve te sotme ku nje person nuk etiketohet mysliman ortodoks apo katolik por thjesht shqiptar. Tirana ishte ndalesa e fundit e turit europian per te promovuar nismen 2012 ore kunder urrejtjes pas Londres dhe Athines. 2012 ore kunder urrejtjes eshte nje fushate per ti dhene fund fanatizmit dhe per te nxitur respektin midis kulturave feve traditave klasave shoqerore dhe gjinive. Nisma u prezantua per here te pare zyrtarisht nga Rosenthal dhe Pandith me 17 shkurt 2011 para Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe OSBE ne Vjene.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›