E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Sequi inaugurojnë shkollën profesionale në Elbasan

Gazeta Shqip

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e inaugurimeve të shkollave në vend. Së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Ettore Sequi, kreu i qeverisë ka inauguruar shkollën e mesme profesionale ‘Salih Çeka’ në Elbasan.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se një ndër prioritetet e qeverisë është arsimi, veçanërisht ai profesional, duke theksuar se profilizimi i shkollave të mesme rrit mundësinë e punësimit në vend e më gjerë. Berisha tha se këtë vit ka pasur rritje në rekrutimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale, deri më masën 35% si dhe falenderoi ambasadorin Sequi për mbështetjen financiare që i është dhënë qeverisë në fushën e arsimit. Kryeministri ka garantuar internet në çdo klasë dhe rritje të pagave të arsimtarëve.

Ambasadori e BE-së, Sequi u shpreh se arsimi profesional  përgatit nxënësit për në tregun e punës dhe BE ka investuar  në Shqipëri 8.2 milionë euro në këtë sektor. Nga Elbasani, kreu i diplomacisë së Bashkimit Europian,  u ka bërë thirrje nxënësve që të ndjekin arsimin e mesëm profesional.

Shkolla e inauguruar me një fond prej 1.2 milionë euro është financuar nga ndërkombëtarët. Në të do të zhvillojnë mësim rreth 1000 nxënës nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Ata mund të profilizohen në informatikë, mekanikë, hidraulikë e të tjerë.

1 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Berisha dhe Sequi inaugurojnë shkollën profesionale në Elbasan burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›