Ministri Olldashi në Shkodër, njihet me punimet e by-pass-it
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, eshte njohur me ecurine e puneve ne By-Passin e Shkodrës. Ne nje interviste per mediat, Ministri Olldashi ka deklaruar se nuk ka tejkalim te afateve per kete investim te rendesishem, por ky projekt eshte ndare ne dy pjese dhe per momentin eshte pezulluar pjesa urbane, per shkak te punimeve qe po kryhen ne rrjetin e Ujeslles-Kanalizimeve.
Ndërtimi i këtij By-Pass-i do të ndikojë jo vetëm për mbrojtjen e qytetit nga vërshimet e ujërave të liqenit të Shkodrës, por do krijojë dhe një infrastrukturë bashkëkohore, që do krijojë lehtësira për lëvizjen e shpejtë të automjeteve në aksin Shkodër-Hani Hotit, që lidhet dhe me akset Shkodër-Tiranë dhe Shkodër -Velipojë.
Projekti parashikon ndërtimin e një aksi rreth 4.5 kilometër të gjatë dhe me gjerësi që varion nga 11 metër deri në 54 metër. Projekti parashikon dhe ndërtimin e elementeve të duhura hidroteknikë, duke filluar që nga tombinat e deri tek ndërtimi i një stacioni pompash që do të funksionojë për largimin e ujërave të qytetit të Shkodrës, sa herë që do ketë rritje të nivelit të ujit të liqenit të Shkodrës.