E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e ish të burgosurve, reagon ASHR

Në ditën e dhjetë të grevës së urisë ish të përndjekurit politikë janë në një gjendje të rënduar shëndetësore, fakt ky që vërtetohet dhe me shkëputjen nga greva të shumë prej tyre.

Pikërisht lidhur me këtë grup, por dhe grevistët e tjerë që vazhdojnë të rezistojnë ka dalë në një raportim lidhur me situatën e tyre edhe Autoriteti Shëndetësor Rajonal.

Në një deklaratë për mediat ASHR bën të ditur se u është dhënë ndihma mjekësore të gjithë personave që kanë nevojë, ndërsa vetë mjekët e urgjencës vizitojnë tre herë në ditë ish-të përndjekuritqë janë në grevë urie.

Po sipas ASHR janë shoqëruar në QSUT 4 grevistë që kishin nevojë për ndihmë të specializuar, ndërsa shton se mjekët i kanë këshilluar grevistët e urisë që të konsumojnë sa më shumë lëngje.

Që nga fillimi i kesaj greve, 10 ditë më parë , tetë nga ish të burgosurit politikë e kane braktisur grevën dhe kane marre ndihme mjeksore. Por edhe pas kerkesave te ambasadoreve per te gjetur nje menyre tjeter per te kerkuar plotesimin e kerkesave te tyre, ata jane te vendosur per te mos dale nga greva e urise.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme grevistët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 3 tetor perpara godines se Institutit te Integrimit te te perndjekurve politike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›