E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Topalli nderojnë ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Përkujtohen dëshmorët britanikë të cilët kanë rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia është zhvilluar te Parku i Liqenit nën kujdesin e ambasadës britanike në Tiranë ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Jashtëm Edmond Panariti, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ambasadori britanik Nicholas Cannon si dhe përfaqësues të tjerë nga ambasada britanike në Tiranë .

Pas ekzekutimit të himneve të dy shteteve, krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë vendosur kurora me lule në memorialin e  46 ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Parkun Kombëtar të Tiranës.

Gjithashtu përfaqësuesi i presidencës në emër të presidentit Bujar Nishani ka dekoruar ushtarakët  e huaj.

46 ushtarë britanikë kanë rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945 ndërsa kjo ceremoni përkujton sakrificat e vetëmohimin e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›