I nxehti ne SHBA rritet numri i viktimave
Ka shkuar në 43 numri i viktimave nga moti përvelues në SHBA. Gjatë ketyre ditëve janë regjistruar temperatura rekord, të cilat kishin dekada të tëra, që nuk kishin arritur në vlera të tilla. Mediat amerikane thonë se shumica e viktimave janë njerëz të moshuar, të cilët kanë qenë në shtëpi pa ajër të kondicionuar. 10 viktima janë raportuar në Çikago dhe 10 të tjerë në shtetet lindore të Virxhinia dhe Meriland. Ndërkohë 3 viktima janë regjistruar në Uiskonsin, Ohajo dhe Pensilvani dhe 2 në Tennessee. Shumë shtëpi në këto shtete vazhdojnë të vuajne mungesën e energjisë elektike. Një foshnjë 4 muajshe ka vdekur, pasi ishte lënë në makinë për një kohë të gjatë jashtë shtëpisë së saj në Greenfild në Indiana. Zyrtarët në Çikago kanë pezulluar shkollat verore në 21 ndërtesa, pasi nuk dispononin ajër të kondicionuar.
Kulmi i temperaturave ekstreme ka qenë në fundjave, ndërkohë që gjatë javës pritet të ulen temperatuart, pasi janë parashikuar stuhi. Shume shtëpi në pjesën lindore të SHBA janë pa energji elekrike, si rezultat i stuhisë së 2 javëve më parë. Të shtunën temperatura arriti në 41 gradë në Uashtington DC, ndërsa 46 temperatura arriti në St Louis në Missouri.
Temperatura të larta kanë goditur pjesë të Kanadasëe. Ku në Ontario është regjistruar temperatura më e lartë.