E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe bashkeshortja aktivitet me femijet rome

Me gëzimin për të ndarë frymën e festave me fëmijët, për të ndarë dashurinë me ta, Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja, zonja Liri Berisha ndezën sot, së bashku me fëmijët e komunitetit rom, dritat e pemës së krishtlindjeve dhe vitit të ri, të vendosur në sheshin para Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ndërsa ndriçuan pemën në një atmosferë festive, Kryeministri Berisha tha se shpirti i festave janë pikërisht fëmijët. “Kur lumturia ndrin në fytyrat e tyre, kur ata qeshin e lodrojnë, ky është gëzimi i çdo prindi, gëzimi i gjyshërve, gëzimi ynë, ndaj edhe festat janë një moment shumë i bukur për të qenë bashkë, për të dhënë më shumë dashuri dhe për të kujtuar se gjithmonë ka vend për më shumë përkujdesje dhe përkushtim ndaj tyre. Kjo e bën edhe më të shëndetshme shoqërinë-u shpreh kryeministri.

Gjatë festës, Kryeministri dhe zonja Liri Berisha shpërndanë dhurata për fëmijët dhe shkëmbyen biseda të shkurtra gazmore me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›