E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKRT, seminar për transmetimet numerike

21-12-2012 / Gazeta 55

Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit ka organizuar sot një seminar në lidhje me kalimin nga sistemi analog i transmetimeve audiovizive në sistemin dixhital (numerik). Në fjalën e saj, kryetarja e KKRT-së Endira Bushati theksoi se kalimin në sistemin numerik është një hap i rëndësishëm për mediat shqiptare. Ndërsa nënkryetari i komisionit të medias Mark Marku theksoi se kalimi nga sistemi analog në sistemin numerik do të përmirësojë cilësinë e transmetimit në media. “Krahasuar me 20 vite më parë ka ndryshuar gjithçka në rrafshin mediatik. Është bërë një investim kolosal i mediave private dhe investimi ka sjellë përmirësim në cilësinë e informimit. Dixhitalizimi ka sjellë dhe ndryshim të mentalitetit tek gazetarët”- tha Marku.

Qëllimi i këtij seminari është njohja me detyrimet dhe angazhimet që rrjedhin në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Kalimit nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, nevoja e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, për realizimin me sukses të tij brenda afateve të përcaktuara. Në seminar kanë marrë pjesë  edhepërfaqësues të institucioneve shtetërore, që janë të përfshirë në procesin e kalimit në sistemin numerik, si dhe të operatorëve tv, kombëtar dhe vendor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›