Acari ukrainas shkakton 61 të vdekur
21-12-2012 / Gazeta 55
Temperaturat arrijë në minus 28 gradë celcius
61 persona kane humbur jetën ne Ukraine si pasojë e temperaturave te ulëta dhe të ftohtit që ka përfshirë të gjithë vendin.
Termometri shënon minus 25 gradë Celsius. Një përfaqësuesi i Ministrisë ukrainase të Shëndetësisë tha se 43 persona kanë vdekur nga të ftohtit në rrugë, nëntë janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre, ndërsa nëntë të tjeë kanë vdekur në spital.
Trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm, ndërsa temperaturat gjatë natës shkojnë minus 28 grade celsius në pjesën veriore, qendrore dhe lindore të Ukrainës.
Shkurtin e kaluar kur Ukraina u përball me të ftohtin më të ashpër në 6 vitet e fundit ku humbën jetën 130 persona.