E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Opozita te beje propozimet per Kodin Elektoral mazhoranca do i votoje

09-10-2010 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh sot se mazhoranca i ka bere nje oferte opozites qe te beje propozimet e saj per reformimin e Kodit Elektoral duke marre miratimin e institucioneve te specializuara dhe mazhoranca te votoje propozimet per amendamentet. Kerkesa themelore eshte ajo te ciles i kemi kthyer pergjigje vazhdimisht permes nje oferte qe i kerkon opozites qe te vije te beje propozimet e saj te marre miratimin e institucioneve te specializuara si ODIHR-i apo Komisioni i Venecias per amendamentet per rekomandimet qe jep OSBE/ODIHR-i ne raportin e fundit dhe pastaj mazhoranca te votoje keto propozime deklaroi zonja Topalli. Ajo e cilesoi kete oferte te mazhorances nje oferte te madhe dhe unike. Kryetarja e Kuvendit iu referua edhe fjales se kryeministrit Berisha i cili i beri thirrje opozites nje dite me pare ejani ne Parlament beni propozimet marrim miratimin se jane ne perputhje me standardet dhe mazhoranca vetem do te votoje per cdo amendament te opozites per Kodin Zgjedhor. Ky eshte maksimumi qe nje Qeveri nje mazhorance mund te beje ne te gjitha mundesite e saj. Nuk ndodh ne asnje vend te botes jemi i vetmi vend ne bote ku Qeveria dhe mazhoranca i thote opozites ti propozo dhe une do te votoj. Jemi vendi unik theksoi kryeparlamentarja Topalli. Ndersa faktin e levizjes se deputeteve ne kuvend pas ikjes nga grupi i mazhorances i deputetit Paulin Sterkaj drejt grupit kuvendor te PS-se zonja Topalli nuk e sheh si tkurrje te numrave te mazhorances pasi argumenti se mazhoranca eshte e konsoliduar erdhi pikerisht sipas saj nga berja realitet gjate kesaj periudhe e heqjes se vizave. Sic e shikoni gjate kesaj periudhe ne kemi realizuar endrren me te madhe te shqiptareve. Sot Qeveria eshte me e konsoliduar se asnjehere me nje axhende te kthjellet axhende integrimi axhende per te bere te mundur qe ne mes te dhjetorit cdo qytetar cdo i ri cdo e re te kete mundesine dhe te kapin ate qe deri me tani ka qene molla e ndaluar dimensionin me te madh te lirise qe eshte levizja e lire tha kryetarja e Kuvendit. Kryeparlamentarja Topalli duke uruar qe heqja e vizave te behet realitet edhe per shqiptaret e Kosoves nenvizoi ne kete suaze mazhoranca e ka bere detyren e saj ndaj shqiptareve ka mbajtur premtimin qe ata brenda ketij viti te levizin lire.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›