Berisha: Çdo arritje mban emrin e gruas dhe të nënës
Është nder dhe privilegj që t`ju përshëndes dhe të përulem me nderimin më të madh dhe të shpreh mirënjohjen time të thellë të gjitha grave, nënave dhe motrave shqiptare. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në aktivitetin festiv të organizuar nga PD-ja me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.
“Ju nënat dhe gratë nuk jeni vetëm burimi i jetës por gurra e pashtershme e jetës njerëzore. Këto 20 vite çdo arrije, çdo sukses emrin e ka vajzë dhe grua shqiptare” theksoi Berisha
Ai ka shtuar më tej se mbështetja e grave në ndërtimin e një Shqipërie të bazuar në vlerat që ju i mbrojtët në shpirtin tuaj ka qënë vendimtare.
“Bashkë me qumështin e gjirit, nënat shqiptare u kanë mëkuar fëmijëve të tyre dashurinë për kombin” theksoi Berisha.
Sipas tij, gratë shqiptare kishin një zemër të atillë sa në një shekull do të mishërohej dhe madhërohej, emri i Nënë Terezës, një nëne të njohur në gjithë botën.
“Kanë qenë nënat që i kanë dhënë këtij kombi prijësat e tij. Nderim të madh sakrificave dhe kontributit tuaj”, tha Berisha