E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Gratë, rol në triumfin e vlerave të shoqërisë

Kryetarja e Kuvendi Jozefina Topalli ka uruar sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.
 

Në fjalën e saj të aktivitetin e organziuar nga PD-ja në Pallatin e Kongreseve kryeparlamentarja Topalli theksoi se gratë kanë një rol në triumfin e vlerave të shoqërisë.
 

“Sot festojmë 20 vite lirie. Sot gratë kanë arsye për të qënë krenare për çdo arritje” theksoi Topalli.

Topalli veçoi Nënë Terezën si ikonë të dashurisë së pakushtëzuar. Kryetarja e Kuvendit tha se gratë nuk dorëzohen kurrë dhe se ato kanë guxim për të dënuar dhunën dhe dhunuesit.

“Para 20 viteve rrëzuam diktaturën më të egër në Evropë që gratë të gëzojnë të drejta të plota për të jetuar, për të punuar, për të ëndërruar. Që nga tryeza e familjes deri tek ajo e vendimmarrjes, gratë kanë qenë faktor kryesor i zhvillimit. Sot jetojmë në një vend anëtar të NATO-s. Kemi shkurtuar rrugët, kemi rritur rrogat, kemi gjallëruar fshatin, kemi shtuar studentët, kemi hequr vizat" theksoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›