E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Çdo përpjekje për heqjen e vizave

Qeveria do të bëjë çdo përpjekje për mundësimin e liberalizimit të vizave. Në takimin me banorët e Shënkollit, Kryeministri Sali Berisha nuk preku situatën politike në vend, por i kushtoi vëmendje objektivit kryesor të qeverisë, integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave. Një premtim, që sipas Kryeministrit Berisha do të realizohet shumë shpejt. Para banorëve të Shënkollit, Kryeministri theksoi se "viti 2010 do të jetë një vit i madh për shqiptarët që do fitojnë të drejtën të lëvizin të lirë në mbarë Evropën". Unë ju garantoj ju se qeveria do të bëjë çdo përpjekje që çdo ditë, Shqipëria të marrë pamjen që meriton, Shqipëria të marrë pamjen e saj evropiane dhe evropiane është vetëm një Shqipëri, e cila u ofron qytetarëve të saj rrugë moderne, furnizim me ujë, shkolla moderne, shërbim shëndetësor modern. Evropiane është Shqipëria, qytetarët e së cilës lëvizin të lirë në mbarë Evropën. Këtë vit ne do të fitojmë të drejtën të lëvizim të lirë në mbarë Evropën. Kjo përbën një arritje historike, të pritur në shekuj nga shqiptarët, - theksoi kreu i qeverisë Sali Berisha. Ai vuri në dukje se 2010-a është një vit i madh për të gjithë shqiptarët. Këtë vit ne do të fitojmë të drejtën të lëvizim të lirë në mbarë Evropën. Kjo tha Berisha përbën një arritje historike, të pritur në shekuj nga shqiptarët. Këtë vit ne dorëzuam në Bruksel librin më të madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve për statusin e kandidatit. Libri që dorëzuam në Bruksel, është libri i kontributeve tuaja, i mundit, i djersës, përkushtimit tuaj, është dhe libri i ëndrrave tuaja, i ëndrrave të fëmijëve tuaj për një Shqipëri evropiane, - theksoi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›