Istog, çdo gjë gati për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat mbahen nesër në komunën e Istogut.
Ndërkohë, Policia e Kosovës njoftoi se për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë procesit zgjedhor janë angazhuar rreth 300 zyrtarë policorë.
Fehmi Ajvazi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë për Kosovapress se KQZ-ja tashmë është gati për zgjedhjet e nesërme dhe se edhe fletëvotimet dhe materiali sensitiv është dërguar në Istog.
“Komisioni Qendror Zgjedhor i ka bërë të gjitha përgatitjet që kërkohen sipas ligjit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të raundit të dytë të zgjedhjeve në Istog, ku do të jenë 55 vendvotime dhe 15 qendra të votimit. Tani më janë prodhuar edhe mbi 41 fletëvotime të cilat tani më janë dërguar në Istog. Edhe materiali sensitiv tash më është shpërndarë, dhe të gjitha trajnimet kanë përfunduar ashtu sipas orarit të paraparë”, ka thënë ai.
Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë për Kosovapress, se edhe policia tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet operacionale për zgjedhjet e nesërme dhe se për këtë proces janë angazhuar mbi 300 zyrtar policorë, të cilët do të ofrojnë siguri në të gjitha qendrat e votimit.
“Policia e Kosovës do të bëjë sigurimin e 15 qendrave të votimit, dhe të ekipeve mobile, ndërkaq janë të angazhuar mbi 300 zyrtarë policor, 90 prej tyre janë të angazhuar për sigurimin e qendrave të votimit, një grup janë të angazhuar në pjesët e tjera”, ka thënë ai.
Në garën e balotazhit për komunën e Istogut janë Haki Rugova, kandidat i LDK-së dhe Shasivar Haxhijaj nga PDK-ja, të cilët në raundin e parë më 11 prill morën më së shumti vota nga gjithsej pesë kandidatët, por të cilat ishin të pamjaftueshme për të fituar pasi që për këtë nevojiten mbi 50 për qind të votave.
Fushata zgjedhore në komunën e Istogut ka filluar me 3 prill dhe është mbyllur dje. Të drejtë vote kanë 39 mijë e 307 qytetarë. Vendvotimet do të hapen në ora 7.00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19.00, ndërsa rezultatet e para preliminare pritet të shpallen në ora 23.00.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Istogut mbahen pas vdekjes së kryetarit të saj Fadil Ferati.