KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Istog
(E plotësuar) Në konferencën e parë të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) është njoftuar se në Komunën e Istogut procesi zgjedhor ka filluar në të gjitha qendrat e votimit në kohën e paraparë.
Florian Dushi, në mungesë të kryetares së KQZ-së Nesrim Lushta, edhe kësaj radhe ka folur në emër të KQZ-së, ku ka theksuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimeve, kurse në fshatin Osojan KQZ po fron votimin për mes një pike mobile.
“Votimi ka filluar, nuk kemi të dhëna për numrin e votuesve, porse të gjitha qendrat nga 55 siç e thash, 54 qendra janë plotësuar me vendvotime të caktuara, porse është fshati Osojan, ku shërbimet kryhen përmes një ekipi mobil të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kështu do të vazhdojë gjatë gjithë ditës”, tha Dushi.
Në garën e balotazhit janë Haki Rugova, kandidat i LDK-së dhe Shasivar Haxhijaj nga PDK-ja, të cilët në raundin e parë më 11 prill morën më së shumti vota nga gjithsej pesë kandidatët, por të cilat ishin të pamjaftueshme për të fituar pasi që për këtë nevojiten mbi 50 për qind të votave.
Rezultatet preliminare sipas Komisionit Qendror Zgjedhor pritet të publikohen në ora 23.00.
Fillojnë votimet për kryetar të Istogut
Në Komunën e Istogut janë hapur qendrat e votimit që nga ora 7.00, ku 39 mijë e 307 qytetarë do të kenë mundësi që me votën e tyre të zgjedhin kryetarin e komunës.
Zyrtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) kanë njoftuar se qendrat e votimeve janë hapur me kohë dhe nuk kanë njoftime për ndonjë vonesë apo parregullsi të shënuar në hapjen e qendrave.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog mbahen pas vdekjes së kryetarit të kësaj komune, Fadil Ferati. /kosovapressw/