Berisha do vizitoje Shkupin

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në fund të muajit tetor do të vizitojë Maqedoninë me ftesë të kolegut të tij maqedonas Nikolla Gruevski.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Cejku, pas një takimi që realizoi në Tetovë, me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Njëkohësisht e njoftova Ahmetin me vizitën e ardhshme të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha në Maqedoni në përgjigje të ftesës që kryeministri Gruevski i ka bërë atij”, deklaroi Arben Cejku, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni.
Kjo vizitë ishte paraparë të realizohej në maj të vitit të kaluar, por u anulua nga pala shqiptar për shkak të, sic u tha zyrtarisht, angazhimeve të kryeministrit Berisha dhe thellimit të krizës politike në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës.
Me këtë vizitë, mesohet se Berisha dëshiron t’i japë një shtytje procesit për lëvizjen e qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime.
Temë diskutimit në takimin mes Berishës dhe Gruevskit do të jenë edhe zhvillimet e fundit në Maqedoni, raportet ndërentike mës shqiptarëve dhe maqedonasve, implementimin i Marrëveshjes së Ohrit dhe perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë.
Gjatë qëndrimit në Shkup kryeministri shqiptar do të takojë edhe krerët e partive shqiptare në Maqedoni.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Prokuroria, tjetër kërkesë për Hoxhën
Brenda pak ditësh Prokuroria kërkon për herë të dytë pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. PS: NATO vërejtje ushtrisë
Pas prezantimit të situatës së ushtrisë që bëri ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deputeti socialist Pirro Lutaj, u shpreh se, NATO në mbledhjen e saj të fundit ka shprehur rezerva të shumta ndaj ushtrisë shqiptare. “Të vendosur për integrimin në BE”
Përpara se të kthehej nga New York-u, kryeministri Sali Berisha u intervistua nga rrjeti televiziv CNN International në lidhje me krizën ekonomike europiane dhe aspirastes së Shqipërise për t'u anëtarësuar ne Bashkimin Europian. Kolumbi, zbulohet nëndetësja e kokainës
Agjentët e anti-drogës në Kolumbi kanë sekuestruar një nëndetëse për të trafikuar kokainë, e dyta brenda dy ditëve.
Imazhi i integrimit
Dorian Koci - Realiteti në ditët e sotme në Shqipëri është një imazh. Si i tillë ai është i mbështetur më shumë në perceptime imagjinare sesa në perceptime të vërteta.
Lajmet kryesore
OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wolfarth: Është koha për dokument konsensual
Hetime për vrasjen e Arjan Selimit
Heroina bëhet paracetamol
Tensionohet situata në veri, plagosen disa persona
“Të vendosur për integrimin në BE”