E Shtunë, 31 Tetor 2026

TKK kalon mirë në Festivalin EX PONTO

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 15:11

Në festivalin e 18’të EX PONTO, në Slloveni, morën pjesë shfaqje nga shtete të ndryshme të rajonit (Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Rumunia, Çekia,Hungaria, etj.), të cilat, përveç premierave si “ Leksiku i Yu Mitologjisë”(që u dha më 16 shtator).

Shfaqja u mirëprit nga publiku dhe fitoi të vetmin shpërblim në festival, atë të publikut, ndërkaq aktorja Gresa Pallaska u cilësua si aktore me cilësi të larta artistike.

Gjithashtu, Teatri Kombëtar i Kosovës në festival la shfaqur edhe shfaqjen “Rok’n’Roll”, të regjisorit boshnjak Dino Mustafic, në kuadër të programit NETA (Neta Europian Theatre Action), anëtar i të cilit rrjet është që nga sivjet.

“Rock n’rolli” është pritur mjaft mirë nga audienca dhe ka zgjuar interesim tek publiku slloven dhe tek bashkatdhetarët tanë në Slloveni.

Përzgjedhja e shfaqjes “Rok’n’Roll”, për pjesëmarrje në festivalin teatror ndërkombëtar EX PONTO është edhe një dëshmi për vlerat dhe standardet artistike të kësaj shfaqjeje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›