Berisha do vote do te numerohet PS te ankimoje vendimin
Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur i vendosur se cdo vote do te numerohet dhe do te marre vleren e saj. Deklarata e Berishes erdhi pak minuta para vendimit te KQZ-se per te numeruar votat e kontestuara votat e hedhura ne kutite e gabuara.
Me ligjet e te gjithe botes votat e hedhur ne kutite e tjera jane vota qe duhen numeruar. Ligji elektoral i vendit ka detyrimin me rigoroz me te prere ka kapitullin e pavlefshmerise se votes. Jane percaktuar kushtet se kur nje vote eshte e pavlefshme. Ligjvenesit e te gjithe vendeve demokratike nuk e kane perfshire voten e hedhur ne kutite e tjera si te pavlefshme. Ne asnje kushtetute demokratike nuk ekziston kjo. Ne SHBA votohet me nje kuti te vetme. Nese dhunohet vota e vlefshme eshte dhunuar nje komb i tere. Njerezit jane te barabarte me voten e tyre u shpreh Berisha.
Kryeministri nga ana tjeter tha se kjo ceshtje mund te ankimohet nga ana e Partise Socialiste nese e sheh ne kundershtim me ligjet. Sjelljen e deputeteve te PS-se ai e konsideroi si perpjekje per te paralizuar aktivitetin e KQZ-se. Po behen perpjekje per te paralizuar pune e KQZ-se ne rruge kryekeput te papajtueshme me rendin demokrati. Ftoj ti largoje njerezit nga rrethimi te mos rrethojne institucione te pavarura. Ne menyre absolute cdo vote do te numerohet u shpreh Berisha.