E Diel, 1 Nëntor 2026

Akti, PD:Numërim çdo vote. PS: Jo vlerësim në këtë fazë

TIRANË- Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen me kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti për numërimin e cdo vote.

Sipas tij, subjekti që përfaqëson kërkon që votat që janë të panumëruara e të mbetura jashtë rezultatit zgjedhor, për të cilat është i disponueshëm dokumentacioni i fiormosur nga komisionerët e të dy palëve, të jenë pjesë e rezultatit final.

Subjekti ynë është angazhuar për proces ligjor transparent e të saktë që do garantojë se cdo vullnet i shprehur me votë do të lexohet. Mbetetmi të bindur se vota e hedhur në kuti të tjera është e vlefshme. Vota administrohen në katër kuti të ndryshme, zgjedhësi kanë votuar qartësisht, për një nga subjektet zgjedhore që garojnë, vota është e hedhur në të njëjtin format miratuar nga KQQ duke e bërë plotësisht të vlefshme- tha ai.

Ai kërkon përpilimin e tabëlës së saktë për bashkinë e Tiranës dhe vlerësimin e numërimin e cdo vote të hedhur nga zgjedhësit. Rimarrja e votave është në procedurën e përcaktuar, ato janë të ruajtura në mënyrë ligjore, dokumentacioni pasqyron në mënyrë të saktë- tha ai.

Gjoncaj

Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genci Gjoncaj e ka quajtur absurde dhe te paligjshem nje vleresim te votave ne kete faze.

“KQZ vepron si KZAZ vetëm në rastet e përcaktimit dhe kushtet e nenit 123 dhe vetëm për nxjerrjen e rezultatit të kryeyarit dhe këshillit bashkiak të Tiranës. Është momenti I vetëm ku KQZ mund të disponojë me vendim. KQZ në këtë fazë nuk mund të bëjë vlerësim vote, e keni thënë. Nuk mund të gjykojë në këtë fazë të procesit cila votë ëhstë e vlefshme”- tha Gjoncaj.

Ai solli ne kujtese pergjigjen e Ristanit per problemin e fleteve te njesia numer 5, per fletet me defekt printimi.

“Ju më thatë: është shumë e saktë që është KZAZ që do të vendosë për ato fletë nuk kemi asnjë kompetencë për të ndërhyrë. Kosovrasti që sot lexoi një kërkesë ka thënë absolutisht atë që tha sot; ato kanë votën e qytetarit dhe ska punë KQZ të ndërhyjë. Në bazë të kodit shqetësimet do të vijnë më vonë. Cfarë ndodhi në 4 ditë ju ndërruar mendimin. Thotë që shqetësohet për votën e hedhur gabim, shqetësohet për një njeri që nuk i thotë do jo, ke hubur, këtë se thoni doit ju, ky është problemi që sot KQZ vepron nën dhunën policore dhe ska bërë vaki kurrë në 12 vjet që KQZ të ketë këtë prezencë policore. Kjo është Shqipëria kopja e Lukashenkos.”- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›