Tension para KQZ, deputetët e PS hyjnë me forcë
UPDATE- Tensionohet situata para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Deputetet e PS-se tentojne te hyjne me force brenda godines, duke tentuar te cajne rrethimin.
Jane pare deputetet Taulant Balla, Paulin Sterkaj, Gazmend Bizhga te hidhen per te kapercyer rrethimin.
Pas tyre, qindra mbeshtetes te PS-se, kane nisur te shtyhen ne drejtim te foracve te policise qe jane bere ‘blind’ ne mbrojtje te godines.
Deputetet e PS-se kane mundur te cajne rrethimin dhe kane hyre ne oborr, por aty jane perballur me te tjera forca policie, qe isgurisht, sipas vendimit te dhene nga KQZ nuk jane lejuar te hyjne brenda.
Policia blindon godinen, militantet para KQZ
Ne pritje te mbledhjes se sotme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per shqyrtimin e aktit, qe cileson te vlefshme fletet e hedhura ne kutite e gabuara, forca të shumta policie janë të pranishme para godinës së KQZ-se.
Rreth godines jane mbledhur shume militante te PS-se, ne mes te te cileve shihen edhe deputetet socialiste, Dokle, Ruci, Balla, Majko etj, nderkohe qe policia ka ‘blinduar’ tashme hyrjen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe ka rrethuar godinen.
Pozicionimi i forcave te policise eshte bere sot, pas thirrjes se djeshme te deputetit socialist Erjon Brace ndaj qytetareve per te mbrojtur voten.
Mesohet se nga rrethet jane nisur autobuse me militante e mbeshtetes te
PS-se, per te kundershtuar kete vendim te KQZ-se. Sipas kryetarit te PS-së te Elbasanit, Astrit Halili, 300 mbështetës socialiste janë nisur drejt Tiranës.
Te njejtat lajme vijne edhe nga Korca, ku burime prane PS bejne me dije se 300 persona jane nisur ne drejtim te kryeqytetit, nderkohe qe me mjete private mesohet se jane nisur militante edhe nga rrethe te tjera.
Mbreme ne darke, deputetët e PS-së deklaruan se do të vijojnë të jenë edhe sot në mbledhjen e KQZ-së ku do të diskutohet për rezultatin për kryetar bashkie në Tiranë.