E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha drejt Kroacisë për të marrë pjesë në takimin e BERZH-it

Kryeministri Sali Berisha u nis pasditen e djeshme për në Zagreb të Kroacisë ku do të marrë pjesë në takimin e 19-të vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në Forumin e Biznesit që do të zhvillohet atje. Në këtë takim të rëndësishëm pritet të marrin pjesë mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në diskutimet mbi politikat më të fundit ekonomike dhe sociale, mbi mundësitë e investimeve në vendet ku operon BERZH-i, si dhe në forcimin e lidhjeve dhe komunikimit mes vendeve pjesëmarrëse. Gjatë këtij takimi do të merren dhe vendime të rëndësishme për strategjitë e viteve në vijim të BERZH-it. Në këtë vizitë, Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime të rëndësishme dypalëshe, si dhe do të marrë pjesë në takimin informal, pjesë e aktivitetit, mes 19 vendeve ndër të cilat Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›